LAJMI I FUNDIT:

Chavez planifikon tri rafineri në Kinë

Chavez planifikon tri rafineri në Kinë

Presidenti majtist venezuelian Hugo Chaves mbërriti sot në Kinë, duke thënë se kishte në plan të ndërtonte tri rafineri në vend për të përpunuar naftën bruto të Venezuelës dhe operuar një flotë të përbashkët anijesh cisternë.

Chaves ka përsëritur shpesh se ai dëshiron t’i shesë Kinës më shumë lënde djegëse. I kritikuar për stilin e tij revolucionar nga Uashingtoni, Chaves dëshiron të rediktojnë varësinë tradicionale të vendit të tij nga tregjet energjetike në Shtetet e Bashkuara.

Oreksi i madh i Kinës për energji dhe qeveria e Partisë Komuniste e kanë bërë atraktive këtë alternativë.