LAJMI I FUNDIT:

Çfarë trileri! Shënohen 10 gola në barazimin mes legjendave të Liverpoolit dhe Bayern Munichut (Foto/Video)

Çfarë trileri! Shënohen 10 gola në barazimin mes legjendave të Liverpoolit dhe Bayern Munichut (Foto/Video)

Legjendat e Liverpoolit dhe ata të Bayern Munichut kanë barazuar me rezultat 5-5 në ndeshjen e tyre revyale për bamirësi, e cila mblodhi plot një milionë euro.

Ish-yjet e Liverpooli dhe Bayernit kanë dhuruar shou dhe kanë shënuar shumë gola në ndeshjen e organizuar për bamirësi, pasi kanë shënuar plot 10 gola.


Robbie Fowler me dy gola, Michael Owen me një dhe Dirk Kuyt me një tjetër, të gjithë shënuan për legjendat e Liverpoolit në gjysmën e parë të ndeshjes.

Bayern Munich vinte nga disavantazhi 3-0, por arriti të kthehet në lojë për të barazuar në 3-3 dhe pastaj të kalojnë në epërsi 4-3.

Luca Toni, Paulo Sergio dhe një dy golësh nga Alexander Zickler e panë Bayern Munich të kthehen për të udhëhequr përkohësisht 4-3 përpara se Fowler të barazoj 4-4 me një goditje të lirë të devijuar dhe të dërgoi skuadrat në pushim.

Xabi Alonso shënoi për klubin gjerman me goditje të lirë të goditur mirë para se Bjorn Tore Kvarme të barazoj në 5-5, i cili ishte rezultat përfundimtar i takimit.

Ndeshja u zhvillua në Anfield para 54 mijë tifozëve gjatë pushimeve ndërkombëtare për të mbledhur fonde për “Fondacionin LFC” të klubit anglez, ndërsa shifra e mbledhur thuhet të jetë një milionë euro.

Legjendat e Liverpoolit: Dudek (James), McAteer (Kvarme), Agger, Carragher, Riise (Babb), McManaman (Berger), Gerrard, Fowler (Garcia), Owen (Smicer (Rush (Aldridge), Alonso (Hamann (McAllister)), Kuyt.

Golat: Kuyt 5′; Owen 9′; Fowler 17′, 45′; Kvarme 88′

Legjendat e Bayernit: Butt (Gospodarek), Ze Roberto, Demichelis, Lizarazu, Matthaus (Pflugler), Tarnat (Alonso), Zickler, Sergio (Misimovic), Makaay (Ottl), Elber, Toni (Zimmermann).

Golat: Toni 20′; Zickler 23′, 33′; Sergio 30′; Alonso 73′

/Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?time_continue=39&v=J-ypaIu_lP8

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Real Madridi bën hap të madh drejt finales, vendos goli i Endrick

Real Madridi bën hap të madh drejt finales, vendos goli i Endrick

La Liga
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori