Vendimi i administratës së presidentit amerikan, Joe Biden, për të mbështetur një shtytje të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) për të hequr dorë nga licencat për vaksinat kundër COVID-19 mund të jetë një hap i madh drejt përfundimit të pabarazisë së shpërndarjes së vaksinave, thonë aktivistët, por vetë nuk do të ketë efekt vendimtar në këtë krizë.
Çfarë pranoi të mbështesë administrata e Biden?
Tetorin e kaluar, nga frika se prodhimi i vaksinave kundër COVID-19 do të dominohej nga vendet e pasura, India dhe Afrika e Jugut lëshuan një propozim në OBT për të hequr dorë nga patentat për vaksinat kundër COVID-19 si dhe për teknologji të tjera, raporton The Guardian, përcjell Telegrafi.
Iniciativa fitoi mbështetjen e më shumë se 100 vendeve në zhvillim, megjithatë është kundërshtuar nga një grup i vendeve më të pasura duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Kanadanë, Australinë, BE-në, dhe deri më tani SHBA-në.
Sidoqoftë, administrata e Biden ka njoftuar se po ndryshon pozicionin e saj, dhe do të mbështesë heqjen dorë për patentat ndaj vaksinave kundër COVID-19 – por jo edhe për trajtimet ose ndaj teknologjive të tjera që janë përdorur për të luftuar sëmundjen.
Në rast se kjo iniciativë e mbështetur tashmë edhe nga SHBA-ja, miratohet nga OBT-ja, kjo do të lejojë kompanitë në të gjithë botën që janë duke zhvilluar vaksina kundër coronavirusit ta bëjnë këtë pa frikë se mund të paditen nga një entitet tjetër që tashmë mban patentën mbi produktin.
A do të thotë që pas këtij vendimi do të ketë më shumë vaksina?
Aktivistët e vaksinave e kanë vlerësuar vendimin si “heroik”, një precedent i mundshëm për heqjen dorë nga prona intelektuale (IP) për të adresuar krizat shëndetësore në të ardhmen. Por ata gjithashtu e kanë bërë të qartë se, vetëm, kjo nuk do ta adresojë mungesën globale të vaksinave kundër COVID-19.
Për një gjë, OBT-ja duhet ta miratojë heqjen dorë të patentës. Trupi tregtar zakonisht operon me konsensus dhe ekonomitë kryesore si Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Bashkimi Evropian vazhdojnë të mos e mbështesin një gjë të tillë.
Kthimi i SHBA-së mund t’i bindë këto vende të bëjnë kompromis mbi çështjen dhe të arrijnë një lloj marrëveshjeje që është një përmirësim i situatës aktuale, por që nuk heq dorë plotësisht nga të drejtat e IP për vaksinat, transmeton Telegrafi.
Së dyti, vaksinat janë formulime jashtëzakonisht komplekse. Siç kemi parë gjatë këtij viti, edhe ndërmarrjet me përvojë po hasin me probleme për të rritur prodhimin.
Procesi i prodhimit është po aq i rëndësishëm sa “receta” e patentuar dhe OBT nuk ka fuqi të detyrojë kompani të tilla si Pfizer dhe Moderna të ndajnë teknologjinë dhe njohurinë që përdoret për të prodhuar vaksinat e tyre.
Por qeveritë kombëtare e kanë atë fuqi. SHBA-ja mund ta marrë drejtimin për t’i shtyrë kompanitë e saj farmaceutike për të ndarë jo vetëm patentat e tyre, por edhe teknologjinë dhe njohuritë e tyre me prodhuesit në të gjithë botën.
“Nuk do të kishte vaksina më shumë javën e ardhshme, por nëse ata do ta kishin bërë këtë një vit më parë, tani do të kishim rezultate”, thotë Ellen ‘t Hoen, një eksperte dhe aktiviste e pronës intelektuale (IP) mjekësore.
Gjithashtu, ajo thotë se ndarja e teknologjisë dhe ekspertizës me prodhuesit në të gjithë botën do ta bënte më të lehtë prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave për të luftuar pandemitë e ardhshme që shkencëtarët thonë se janë gati të sigurta.
Çfarë thotë industria farmaceutike?
Ndoshta nuk është për t’u habitur, që ata janë plotësisht kundër ndarjes së patentave që premtojnë t’i bëjnë ata me dhjetëra miliarda dollarë gjatë viteve të ardhshme. Por organizata e tyre tregtare thotë se kundërshtimi nuk ka të bëjë me fitimin, por me praktikën.
“Heqja dorë nga patentat për vaksinat kundër COVID-19 nuk do të rrisë prodhimin, as të sigurojë zgjidhje praktike të nevojshme për të luftuar këtë krizë globale shëndetësore”, tha Federata Ndërkombëtare e Prodhuesve dhe Shoqatave Farmaceutike në një deklaratë.
Industria argumenton se kompanitë kanë ndarë tashmë teknologji me partnerë të kualifikuar në të gjithë botën dhe mund të prodhojnë miliarda vaksina këtë vit – mjaftueshëm për të vaksinuar botën – nëse qeveritë i ndihmojnë ata të zbusin pengesat tregtare dhe të heqin kontrollet e eksportit në përbërësit e parë të kërkuar për të prodhuar doza. Ata thonë se vendet e pasura po grumbullojnë vaksina, dhe nëse bien dakord t’i ndajnë ato në mënyrë më të drejtë, kriza do të ishte më pak e mprehtë.
Më gjerë, ata gjithashtu kanë argumentuar se të drejtat e patentës janë thelbësore për të nxitur inovacionin dhe investimet që çojnë në produkte të reja, shkruan The Guardian, transmeton Telegrafi.
Nëse një shkencëtar ka frikë se ilaçi ose vaksina e tyre do të prodhohet menjëherë falas nga laboratorët në të gjithë botën, ata do të jenë më pak të motivuar për ta zhvilluar atë.
Por aktivistët thonë se ka shumë prova që edhe pa motivin për të fituar, shkencëtarët do të shtyheshin përsëri për të bërë inovacione.
Vaksina e Oksford-AstraZeneca u zhvillua me të paktën 97 për qind të fondeve publike dhe bamirëse, sipas një studimi.
Teknologjia mARN prapa vaksinave Pfizer dhe Moderna u financua gjithashtu për dekada nga taksapaguesit para se të merrej nga kompanitë farmaceutike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

A mundet SHBA-ja t’ia “vrasë” armët Evropës – ekspertët shprehin shqetësimin për “çelësin e vdekjes”

Kryeministri i ri kanadez i përgjigjet Trumpit: Kanada kurrë nuk do të bëhet pjesë e SHBA-së

G7 paralajmëron Rusinë: Pranoni armëpushimin ose do të pasojnë sanksione të reja

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës