LAJMI I FUNDIT:

Çfarë porosie sjell sot Mogherini në Shkup?

Çfarë porosie sjell sot Mogherini në Shkup?

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme, Federica Mogherini, në kuadër të vizitës së saj në Ballkanin Perëndimor, sot do të vizitojë Shkupin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mogherini e gjen Maqedoninë në një krizë politike të thellë, ku tonet antishqiptare janë rritur skajshmërisht, sidomos kundër zyrtarizimit të plotë të gjuhës shqipe poashtu edhe zvarritja për formimin e qeverisë së re është një ndër pikat të cilën sot duhet ta diskutojë me liderët politik.

Ajo sot pasdite në ora 18:00 do të takohet me kryetarët e partive politike dhe Gjorge Ivanovin. /Telegrafi/