LAJMI I FUNDIT:

Çfarë çmimi do të ketë nafta më 2016?

Çfarë çmimi do të ketë nafta më 2016?

Agjencia e vlerësimeve Moody`s ka ulur ndjeshëm projeksionet për çmimin e karburanteve gjatë vitit të ardhshëm, si pasojë e shqetësimeve që lidhen me mbingarkesën në treg.

Oferta e naftës Brent të Londrës dhe asaj bruto amerikane vlerësohet se ka tejkaluar bindshëm nivelet e konsumit në rang global. Projeksionet e Moody`s sinjalizojnë një çmim të mesatarizuar në 43 dollarë për fuçi nga 53 dollarë që ishte më pare për naftën Brent gjatë vitit 2016, raporton Telegrafi. Ndërkaq, për naftën bruto projeksionet kanë zbritur në 40 dollarë për fuçi, nga 48 dollarë që ishte më parë.

Agjencia vlerëson se çmimet e dy benchmarkeve kryesorë do të rriten me nga $5 për fuçi në vitet 2017 dhe 2018. Projeksionet e reja marrin shtysë kryesisht nga vendimi i fundit i OPEC për të hequr tavanin e prodhimit ditor. Straegjia e Organiztës së vendeve eksportuese për të ruajtur kuotat në treg duke detyruar çmimet të bien nëpërmjet prodhimit të lartë, deri më tani ka rezultuar efikase.


Rivalët kryesorë në treg, që janë pikërisht prodhuesit amerikane kanë shkurtuar gjatë vitit të fundit një sërë projektesh. Por, edhe vendet e tjera jashtë OPEC, si Rusia kanë përjetuar një recesion të ashpër si pasojë e kolapsit të çmimeve të naftës. Me heqjen e sanksioneve ndaj Iranit, hendeku kërkesë-ofretë vetëm do të thellohet-vlerëson Moody`s. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori