Ligjvënësit amerikanë po komentojnë mbi mosmarrëveshjen dhjetëra vjeçare mes Greqisë dhe ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë për çështjen e emrit. Greqia prej kohësh ka kundërshtuar përdorimin e emrit Maqedoni, duke argumentuar se kjo nënkupton një pretendim territorial ndaj një rajoni në Greqinë Veriore me të njëjtin emër. Ekspertët thonë se çështja e emrit mund të jetë e vetmja pengesë e mbetur në përpjekjen e Maqedonisë për anëtarësim në NATO. Por ndikimi në rritje i Rusisë në Evropë, ka nxitur përpjekjet për të zgjeruar aleancën e NATO-s me vende të tjera, përfshirë Maqedoninë.
Ligjvënësi nga Indiana, Jim Banks drejton një grup ligjvënësish në Dhomën e Përfaqësuesve, të cilët kanë hartuar një letër drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, duke shprehur mbështetjen për anëtarësimin e Maqedonisë në aleancën veri-atlantike. “Ne besojmë se është koha për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO”, thuhet në letër.
Pas takimit me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes James Mattis, ministrja maqedonase e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, i tha Zërit të Amerikës se Shkupi i ka plotësuar të gjitha kriteret për anëtarësim në NATO dhe se mosmarrëveshja me Greqinë është çështja e vetme që mund ta pengojë Maqedoninë që të bëhet anëtarja e 30-të e aleancës veri-atlantike.
“E vetmja gjë që nuk dihet deri në takimin e korrikut është nëse do të arrijmë konsensus me Greqinë për çështjen e emrit”.
“Ne shpresojmë që ju nuk do të ndaleni tek pragu i dyerve të NATO-s,”tha Mattis – duke përgëzuar atë që ai e përshkroi si rezistencë të Shkupit ndaj ndikimit keqdashës të Rusisë në Ballkan.
Disa ekspertë thonë se zgjerimi i NATO-s do të përmirësonte qëndrueshmërinë në Ballkan, duke rritur rolin e aleancës në rajon.
“Maqedonia ka patur status të paqartë për një kohë tepër të gjatë”.
Ish ndihmës sekretari amerikan i mbrojtjes, Michael Carpenter, thotë se përfshirja e Shteteve të Bashkuara në zgjidhjen e çështjes së emrit mund të ndihmojë në përpjekjet për t’iu kundërvënë rritjes së ndikimit të Rusisë në Ballkan.
“Nëse nuk ka presion të jashtëm, atëherë mosmarrëveshja mund të zgjasë përgjithmonë. Mendoj se në rrethanat e tanishme politike është e mundur që të gjendet një zgjidhje për këtë problem”.
“Nëse Maqedonia nuk merr ftesën për anëtarësim në takimin e korrikut, kjo nuk do të thotë që ne duhet të presim deri në takimin e vitit të ardhshëm”.
Luke Coffey nga Fondacioni Heritage thotë se Shtetet e Bashkuara kanë ndikim të konsiderueshëm dhe duhet ta përdorin atë.
“Një telefonatë me fjalë shumë të forta nga Shtëpia e Bardhë mund t’i kishte dhënë fund këtij problemi shumë vite më parë.”
Greqia ka propozuar ndryshime në kushtetutën e Maqedonisë që do të eliminonte çdo pretendim territorial të ish-republikës Jugosllave ndaj një rajoni në Greqinë Veriore, historikisht të lidhur me Aleksandrin e Madh. Ndërsa arritja e një marrëveshjeje mbetet e pamundur edhe pas 20 takimeve, ekspertët thonë se anëtarët e NATO-s ka të ngjarë ta shqyrtojnë çështjen, madje edhe ndërsa bisedimet mes Athinës dhe Shkupit vazhdojnë përpara takimit të ardhshëm të NATO-s më 11 korrik në Bruksel./VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici
I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...
Sulmi ndaj KFOR-it, prokuroria rekomandon dy vjet burgim dhe 9 mijë euro gjobë për serbin Marko Dantiq
Gërvalla pasi e quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, reagon OVL e UÇK-së
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës