Është mbajtur seanca gjyqësore ndaj serbit Marko Dantiq, i akuzuar për sulm ndaj KFOR-it në Zveçan më 29 maj 2023.
Prokuroria ka rekomanduar qe të njëjtit për dy vepra penale t’i shqiptohet dënim prej dy vitesh burgim efektiv dhe gjashtë muaj të cilat mund të zëvendësohen me nëntë mijë euro gjobë.
Në seancë gjyqësore, gjyqtari Valon Kurtaj tha se është arritur një marrëveshje mes prokurorisë dhe të pandehurit për pranimin e fajësisë për dy vepra penale.
“A është bërë me vullnetin tuaj ky pranim i fajësisë? Mos rastësisht ju ka bërë dikush ndonjë premtim, ose presion, ose shtytje që të ju bind për të pranuar fajësinë?
Mantiq: Jo, jo.
Gjyqtari: nëse deklaroheni se e pranoni marrëveshjen për pranimin e fajësisë, a mund të tërhiqeni nga marrëveshja?
Ju jeni i akuzuar me aktin akuzues për dy vepra penale, për veprën penale për sulm ndaj personit zyrtar dhe pjesëmarrja në veprën penale, a jeni i njoftuar pse jeni i akuzuar?
Mantiq: Po.
Gjyqtari: Si deklaroheni sa i përket këtyre dy veprave penale?
Mantiq: deklarohem njëjtë si në marrëveshje”, kanë thënë ata.
Prokurori special, Bekim Kodraliu tha se me të pandehurin dhe me prezencën e avokatit të tij kanë arritur marrëveshjen për pranimin e fajësisë.
Për dy vepra penale, ai i ka rekomanduar gjykatës dy vjet burgim dhe gjashtë muaj burgim apo 9 mijë euro gjobë.
“I pandehuri në këtë marrëveshje ka hyrë me vullnet të lirë dhe pas konsultimit të mjaftueshëm me avokatin e tij kemi arritur marrëveshjen për pranimin fajësisë për këto dy vepra penale, e që për veprën penale ‘sulm ndaj personit zyrtar e kryer në bashkëkryerje’ kemi rekomanduar që t’i shqiptohet dënim me burg efektiv prej dy vitesh ku në kuadër të këtij dënimi do t’i llogaritet edhe koha e paraburgimit nga data 15.11.2024. Ndërsa për veprën tjetër penale për pjesëmarrje në turmë është kryer vepër penale dhe huliganizëm, t’i shqiptohet dënim me burg prej gjashtë muajsh me mundësi zëvendësimi me gjobë me shumën prej 9 mijë euro”, tha prokurori special.
Gjyqtari Valon Kurtaj tha se kjo marrëveshje aprovohet, e po ashtu edhe dënimi i të akuzuarit.
Palët janë pajtuar që i dënuari për veprën penale për “pjesëmarrjen në turmë dhe huliganizëm” ta paguajë gjobën prej nëntë mijë euro.
Të paktën 25 ushtarë të misionit paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë, kishin mbetur të plagosur si pasojë e përleshjeve me qytetarët serbë në komunën e Zveçanit në veri të Kosovës.
NATO kishte dënuar fuqishëm sulmet e paprovokuara kundër trupave të KFOR-it në veri të Kosovës, të cilat kanë çuar në plagosjen e 25 ushtarëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Osmani ngushëllon Thaçin për humbjen e babait: Kontributi dhe dashuria e Haxhi Thaçit për atdheun, do të mbeten kujtim dhe krenari

Kurti uron Kryepeshkopin Pelushi: Suksese në misionin e ri për paqe dhe bashkëpunim ndërfetar

Dialogu Kosovë-Serbi, emisari i BE-së sot në Kosovë – takohet me udhëheqësit e shtetit

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Ulje e temperaturave këtë javë - rikthehen reshjet e borës

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore