LAJMI I FUNDIT:

Ceremonia e betimit, orari dhe vendi ku tre kryetarët në veri do të nisin detyrën

Ceremonia e betimit, orari dhe vendi ku tre kryetarët në veri do të nisin detyrën
Ministri Elbert Krasniqi me kryetarët e rinj të katër komunave në veri

Sot do të mbahet ceremonia e betimit të tre kryetarëve komunalë në veri, atij në Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan.

Ceremonia e betimit të kryetarëve në veri do të nisë në ora 10:00.

Në ora 10:00 do të betohet kryetari i ri i Zveçanit, Ilir Peci në shkollën e fshatit Boletin, ndërkaq po në ora 10:00 do të betohet kryetari i ri i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri në Çabër.


Në ora 13:00 do të betohet kryetari i ri i Leposaviqit, Lulzim Hetemi në Bistricë.

Një ditë më parë kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se procesi i betimit të kryetarëve në veri të vendit është normal pas mbajtjes së zgjedhjeve, gjersa tha shantazhet dhe linçimet që ka bërë Beogradi zyrtarë ndaj qytetarëve serbë në Kosovë nuk janë normale.

“U bënë një muaj prej mbajtjes së zgjedhjeve në Komunën Veriore të Mitrovicës, atë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe të Leposaviqit. Nuk pati asnjë incident. Ishin të qeta dhe paqësore. Frikësimet, linçimet, trysnia dhe shantazhi nga Beogradi zyrtar, ndikoi drejtpërdrejt në daljen e ulët të qytetarëve tanë serbë në këto zgjedhje. Vota e munguar, ishte mungesë e vullnetit të lirë, jo shprehje e vullnetit politik.

Fushata të tilla kërcënuese të Beogradit zyrtar ndaj serbëve lokalë, veçanërisht në katër komunat tona në veri të vendit, janë të shpeshta dhe të vazhdueshme. Por, veç pse diçka ndodh shpesh dhe vazhdimisht, nuk do të thotë që është normale dhe e pranueshme”, ka thënë ai.

Erden Atiq merr detyrën si kryetar i Mitrovicës së Veriut, nënkryetare Katarina Axhançiq
Lexo po ashtu Erden Atiq merr detyrën si kryetar i Mitrovicës së Veriut, nënkryetare Katarina Axhançiq

I pari i ekzekutivit theksoi se betimi i tri kryetarëve të rinj në tri komunat veriore do të bëhet në ndërtesa publike.

“Të premten e kaluar, kryetari i zgjedhur i Komunës Veriore të Mitrovicës, Erden Atiq, bëri betimin e tij e kjo është normale, pas një procesi zgjedhor. E nënkryetare e komunës u emërua Katarina Axhançiq, që vjen nga radhët e komunitetit serb. Edhe kjo është normale për këtë komunë. Dje u emëruan katër drejtorë, një serb, një boshnjak, një egjiptian dhe një shqiptar, e prej tyre dy gra. E ky është progres, që duhet normalizuar.

Në ndërtesa publike në këto komuna, do të mbahen seancat konstituive dhe betimi edhe i tre kryetarëve të rinj të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit”, theksoi Kurti.

Ndryshe, të premten e 19 majit ka marr detyrën kryetari i ri i veriut të Mitrovicës, Erden Atiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori