LAJMI I FUNDIT:

CDU publikoi planin parazgjedhor – do të heq vendimin për shtetësinë e dyfishtë

CDU publikoi planin parazgjedhor – do të heq vendimin për shtetësinë e dyfishtë

Partia CDU ka publikuar planin para zgjedhjeve të parakohshme në Gjermani, ku mes ideve të shumta është përfshirë edhe propozimi për të pezulluar futjen e shtetësisë së dyfishtë, e cila është veçanërisht e rëndësishme për migrantët, gjegjësisht edhe për diasporën nga Kosova.

Sipas ligjit të miratuar nga Bundestagu në qershor të këtij viti, u mundësua shtetësia e dyfishtë në Gjermani, duke hapur rrugën për shumë persona të lindur në Kosovë që të rikthejnë shtetësinë kosovare, të cilës ishin detyruar të heqin dorë në të kaluarën.

Scholz i Gjermanisë humb votën historike të besimit, hapet rruga për zgjedhje
Lexo po ashtu Scholz i Gjermanisë humb votën historike të besimit, hapet rruga për zgjedhje

Megjithatë, CDU në planin zgjedhor, si pjesë e ndryshimit të përgjithshëm të qasjes ndaj migracionit, ka njoftuar se do ta rishikojë këtë vendim dhe me shumë gjasë do ta shfuqizojë atë.


Fokusi kryesor i CDU-së, sipas planit të publikuar, është te migracioni, ku mund të shihet një ndryshim i madh nga lidershipi i mëparshëm i kësaj partie, shkruan euronews.

Ndërkohë që Angela Merkel, ish-kancelarja e Gjermanisë dhe ish-liderja e CDU-së, kishte një politikë relativisht të hapur migracioni, lidershipi i ri i partisë ka vendosur të ndryshojë këtë qasje.

Kjo në thelb do të thotë, siç shkruhet edhe në vetë planin, një ulje e ndjeshme e numrit të migrantëve që Gjermania do të pranojë çdo vit.

Përveç kësaj, CDU ka njoftuar se do të “ngrijë” pranimin e azilkërkuesve në kufi dhe do të reformojë rregullat për migracionin në Gjermani, nëse fiton zgjedhjet e shkurtit.

Në pjesën tjetër të planit, CDU njofton investime në ushtri dhe respektimin e rregullit të pashkruar për anëtarët e NATO-s për ndarjen e 2 për qind të GDP-së për mbrojtje, ndonëse këtë e ka bërë tashmë qeveria nën drejtimin e kancelarit Olaf Scholz.

Udhëheqësi i ekstremit të djathtë "vë në dyshim qëndrimin e Gjermanisë në NATO"
Lexo po ashtu Udhëheqësi i ekstremit të djathtë "vë në dyshim qëndrimin e Gjermanisë në NATO"

Është gjithashtu interesante qëndrimi i CDU-së ndaj Ukrainës, ku është premtuar “mbështetje më intensive,” megjithëse nuk thuhet nëse do të lejohej përdorimi i raketave Taurus nga Ukraina, të cilat Scholz ka refuzuar t’i dorëzojë Kievit.

Në fund, partia është referuar edhe te politikat ekonomike dhe sociale, ku kanë premtuar ulje të ndjeshme të taksave dhe reformë të programeve të ndihmës sociale, duke përfshirë heqjen e ndihmave për të rriturit që kanë treguar “mungesë interesi për punë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

Serbia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori