LAJMI I FUNDIT:

‘Çdo i pesti qytetar në Maqedoni ngulfatet nё kthetrat e varfёrisё’

‘Çdo i pesti qytetar në Maqedoni ngulfatet nё kthetrat e varfёrisё’

Mё shumё se 450.000 qytetarё, ose çdo i pesti banor nё Maqedoni jeton nёn pragun e varfёrisё, tregojnё tё dhёnat e Entit shtetёror tё statistikёs pёr „laeken indikatorin e varfёrisё “. Nga to, 29 pёrqind, respektivisht mё shumё se 130.000 janё fёmijё tё moshёs nёn 14 vjet.

Duke analizuar sipas llojeve tё amvisёrive, norma e varfёrisё sё amvisёrive prej dy tё moshuarve me dy fёmijё nё vitin 2014 ёshtё 25 pёrqind, kurse te ato amvisёri me tre fёmijё, varfёria ёshtё 51 pёrqind.


Neto-rroga mesatare, sipas tё dhёnave tё fundit tё Entit shtetёror tё statistikёs, ёshtё 22.334 denarё. Nё raport me tё dhёnat nga 5 vite mё herёt ajo ёshtё rritur pёr 1.105 denarё, por sipas tё dhёnave nga Shporta minimale sindikale, nё kёtё periudhё shpenzimet e jetesёs janё rritur pёr 3.126 denarё. Por, sa njerёz pёrgjithёsisht marrin rrogё mesatare?! Çka bёjnё ata 60.000 njerёz me rrogё minimale?

Kjo ёshtё fotografi defitiste pёr jetёn nё Maqedoni, e shprehur nёpёrmjet shifrave, dhe tё cilёt i prek si ato qё nuk punojnё, ashtu edhe ata qё punojnё, dhe tё cilёt prapё nuk arrijnё, edhe pёrskaj orarit tё plotё tetё orёsh tё punёs, tё sigurojnё ekzistencёn.

Neto-rroga mesatare nё Maqedoni, sipas tё dhёnave tё fundit tё Entit shtetёror tё statistikёs, ёshtё 22.334 denarё dhe nё raport me 5 vite mё herёt ajo ёshtё rritur pёr mё pak se 5 pёrqind.

Por, ky trend i rritjes sё rrogave as nga larg nuk e pёrcjell rritjen e shpenzimeve tё jetesёs, edhe pse nё vitet e fundit kemi inflacion tё ultё, bile edhe deflacion. Kёtё e konfirmojnё tё dhёnat pёr fuqinё blerёse tё rrogёs.

Ndёr tё tjerat, Lidhja e sindikatave tё Maqedonisё pёrllogarit se sa para nevojiten qё tё mbijetojё njё familje katёr anёtarёshe, e cila jeton nё banesё personale prej 50 metrave katrorё, nuk posedon veturё dhe shfrytёzon preparate tё lira pёr higjienё.

Nё dhjetor tё vitit 2010, kjo shportё minimale sindikale ka kushtuar 29.199 denarё, kurse nё shkurt tё viti 2016 (deri kur kemi tё dhёna) ajo ka kushtuar 32.325 denarё, ose shpenzimet janё rritur pёr 3.126 denarё. Do tё thotё, shporta e konsumit ёshtё rritur pёr 11 pёrqind, kurse rrogat pёr kёtё periudhё janё rritur pёr mё pak se 5 pёrqind.

Nga ana tjetёr, ёshtё armatё e tёrё e njerёzve qё nuk marrin rrogё. Sipas tё dhёnave tё Agjencisё pёr punёsim, nё Maqedoni si tё papunё janё paraqitur 199.946 persona. Por kjo shifёr nuk ёshtё definitive.

Shumica prej tё papunёsuarve nё pёrgjithёsi edhe nuk lajmёrohen nё Agjencinё pёr punёsim, sepse mendojnё se ajo nuk do tju gjejё punё. Prej disa viteve mё herёt, qё tё fitohet e drejta e sigurimit shёndetёsor pёr person tё papunёsuar, ai nuk duhet tё paraqitet nё Agjenci, respektivisht ka qenё e mjaftueshme tё evidentohet nё Fondin pёr sigurim shёndetёsor.

Analistёt ekonomikё mendojnё se vitet e fundit punёdhёnёsit marrin pjesёn mё tё madhe pёr vete, dhe shumё mё pak i paguajnё punёtorёt, me çka rritet edhe pabarazia.

Hulumtuesi ekonomik Branimir Jovanoviq erdhi deri te shifrat se gjatё periudhёs prej viti 2010 deri nё vitin 2013, rrogat nё ndёrtimtari janё rritur pёr 15 pёrqind, kurse profitet e pronarёve tё kapitalit pёr 54 pёrqind. Nё industri, nga ana tjetёr, rrogat janё rritur pёr 3 pёrqind, kurse profitet pёr 83 pёrqind!

Edhe mё tej ndёr mё pak tё paguarit numёrohen punёtorёt e tekstilit. Atje rroga minimale ёshtё mё e ultё se nё veprimtaritё tjera dhe ёshtё rreth 9.000 denarё.

– jemi tё shtypur deri nё mur, nuk kemi zgjedhje dhe patjetёr tё punojmё pёr rroga shumё tё ulta. Tёrё ditёn jemi tё ulur nё makina dhe nё fund nё shtёpi tё çojmё para sa pёr tu paguar faturat. Edhe bashkёshorti punon, por edhe ai nuk ka fat tё ketё njё vend mё tё mirё tё punёs.

Me rrogёn e tij gati ushqehemi. Fёmijёt janё nё shkollё, por ne nuk mund tu ofrojmё kushte mё tё mira. Nё kohёn e sotme ka shumё dallime edhe ndёrmjet fёmijёve dhe ata qё kanё qё nga vegjёlia u krijojnё komplekse atyre qё pa meritё nuk mund tё kenё jetё kualitative.

Them pa meritё, sepse ne, tё dy prindёrit, punojmё fortё, kurse pёrfitojmё minimalisht – thotё rrobaqepёsja nga Shtipi.

Angel Dimitrov, kryetar i Organizatёs sё punёdhёnёsve nё Maqedoni dhe pronar i kompanisё „Moda“, thotё se rrogat e punёtorёve tё tekstilit nё botё po rriten dhe kёtё trend duhet ta praktikojё edhe Maqedonia.

– Ja, shumё kohё, çmimi i punёs tek punёtorёt e tekstilit nё Maqedoni ёshtё i pandryshueshёm dhe ёshtё 7 deri 8 eurocentё pёr minutё. Qё tё rritet çmimi, duhet tё arrihet produktivitet mё tё lartё, dhe kjo, do tё arrihet me furnizimin e maqinave mё bashkёkohore. Nё raport me mundёsitё bashkёkohore, nё botё kёto janё shumё tё avancuara, kurse te ne shumё punё kryhen akoma nё mёnyrё manuale. Ata qё nuk do ta bёjnё modernizimin, janё tё gjykuar nё dёshtim. Rrogat do tё rriten dhe ata do duhet ta pёrcjellin kёtё trend. Sihurisht, kjo do tё thotё edhe çmim mё tё lartё pёr produktin final. Por, edhe pse flasim se nuk ka inflacion, nёse pёrcillet gjendja nё raport me periudhёn prej 20 viteve mё herёt, pёr shembull, çmimet janё shumё tё ndryshuara – thotё Dimitrov.

Në Maqedoni puna dhe rroga nuk garantojnë jetë normale

Nё industrinё e tekstilit, ёshtё nё rrafsh tё njejtё çmimor si Kina. Çmimi i njejtё i minutёs prodhuese ёshtё edhe nё Bullgari, diçka mё e ultё ёshtё nё Shqipёri, kurse nё Bangladesh dhe Vietnam ёshtё edhe mё e ultё.

Pёr kёtё vit, rroga e pёrcaktuar minimale ligjore, pёrveç pёr industrinё e tekstilit dhe lёkurёs, ёshtё 10.800 denarё. Kur u inkorporua rroga minimale, sipas vlerёsimeve, nё kёtё kategori hynin 60.000 punёtorё.

Vendosja e rrogёs minimale konsiderohej si kontribut historik nё pёrmirёsimin e gjendjes sё punёtorёve, sepse nuk do tё kishte eksploatacion pёr rrogё prej 5-6.000 denarё.

Rroga minimale u vendos nё vitin 2014 dhe atherё ishte 8.800 denarё, kurse mё e ultё ishte nё industrinё e tekstilit dhe lёkurёs, e cila nё nivel tё tanishёm tё rrogёs sё pёrcaktuar minimale prej 10.800 denarё duhet tё arrijё nё vitin 2018.

Pёrtej, lёvdatave tё numёrta pёr arritjen e marrёveshjes rreth rrogёs minimale, nё opinion dolёn edhe kritika se kjo ёshtё „shёrbim i ariut “ dhe se e ul çmimin e punёs.

Pёr rrogё minimale fuqimisht „u lidhёn “ kompanitё qё vijnё prej jashtё vendit, dhe u vёrejtё edhe trendi i shpalljes masovike tё vendeve tё punёs me rrogё minimale. Nё Maqedoni kur u vendos rroga minimale, ajo u pёrcaktua nё nivel prej 39,6 pёrqind tё rrogёs mesatare pёr vitin e kaluar.

Sipas shportёs sindikale tё konsumit, nga ana tjetёr, shpen­zimet pёr ushqim dhe pije nё shkurt ishin 13.400 denarё, kurse shpenzimet e banimit ishin 10.437 denarё, respektivisht vetёm qё tё mbulohen shpenzimet bazike nё familje, nevojiten 23.837 denarё, respektivisht pёr to nuk mjaftojnё as dy rroga minimale pёr njё familje. /Telegrafi/