LAJMI I FUNDIT:

Çdo i treti zviceran blen në shitoret gjermane

Çdo i treti zviceran blen në shitoret gjermane

10 vjet më parë, Aldi ka hapur katër dyqanet e saj të parë në Zvicër. Më 2009 erdhi edhe Lidl dhe filloi me trembëdhjetë filialet e saj. Në atë kohë ishin pritur me skepticizëm të madh

Në fillim janë parë me sy kritik, por tani janë më të kërkuarit në Zvicër. Bëhet fjalë për shitoret e firmave gjermane Aldi dhe Lidl.
Comparis, një shërbim krahasues i çmimeve që vepron përmes internetit ka pyetur zviceranët se ku blejnë produkte ushqimore. Zviceranët ende preferojnë të blejnë në Migros dhe Coop. Edhe pse një në tre zviceran të paktën një herë në muaj blen te konkurrenca.

10 vjet më parë, Aldi ka hapur katër dyqanet e saj të parë në Zvicër. Më 2009 erdhi edhe Lidl dhe filloi me trembëdhjetë filialet e saj. Në atë kohë ishin pritur me skepticizëm të madh. Sot ka një total prej 280 dyqanesh. Shitoret e lira gjermane në Zvicër kanë kapur zemrat e zviceranëve, thotë sondazhi nga comparis.ch.


3 nga 4 të anketuarit gjejnë të paktën një nga produktet me çmime më të ulëta në Aldi dhe Lidl. “Vetëm 24 për qind e të anketuarve kurrë nuk kanë qenë në një dyqan të tillë”, tha Ralf Beyeler, redaktor teknik i comparis.ch.

33 për qind janë përgjigjur se ata të shkojnë të paktën një herë në muaj në njërën nga shitoret gjermane.

Edhe pse dyqane me produkte të lira kanë luftuar për vendin e tyre në Zvicër në 10 vitet e fundit, mbeten Migros dhe Coop mbeten top diskontet e preferuar për zviceranët.
Më shumë se gjysma e të anketuarve të blejnë produktet e tyre për nevojat e përditshme ende në Migros (53 për qind), pasuar nga Coop (35 për qind).

Vetëm një në dhjetë preferojnë dyqane të tjera si: Aldi, Denner, Lidl, Spar, Vog etj. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Misteri i shpikësit të Bitcoin

Misteri i shpikësit të Bitcoin

Botë
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Kalo në kategori