LAJMI I FUNDIT:

Çarjet e para brenda koalicionit qeverisës, a po shkon vendi drejt zgjedhjeve të reja? (Video)

Çarjet e para brenda koalicionit qeverisës, a po shkon vendi drejt zgjedhjeve të reja? (Video)

Njohësit e çështjeve politike thonë se mospërputhja mes letrës së Kadri Veselit e Ramush Haradinajt, mund të llogaritet edhe si çarja kryesore brenda koalicionit qeverisës.

Kjo sipas tyre mund ta çojë vendin në zgjedhje të reja.

Njohësi i çështjeve politike, Rasim Alija, thotë se kërkesat e ndryshme të dy partnerëve të koalicionit, Haradinajt e Veselit për faktorin ndërkombëtar,  për të zgjidhur cështjen e taksës ndaj produkteve të Serbisë, dëshmon për problemet brenda këtij koalicioni.


Sipas Alijajt, qëndrimet e tilla  tradicionalisht e kanë dërguar vendin në zgjedhje.

“Është prej rasteve të rralla prej se është marrë mandati nga kjo Qeveri është folur për zgjedhje të reja ose rënie të Qeverisë. Jemi të vetëdijshëm që sa herë kemi parë rënie të koalicioneve qeverisëse kanë filluar në mënyrë të tillë. Ka mospajtime brenda koalicionit qeverisës. Gjasat janë shumë të mëdha për rënie të Qeverisë, që do të thotë zgjedhje të reja”, deklaroi Rasim Alija për RTV Dukagjini, përcjell Telegrafi.

Edhe Taulant Kryeziu nga Instituti EPIK, thotë se letra e Haradinajt e Veselit janë në mospërputhje mes vete dhe sipas tij, ky fakt mund ta cojë vendin në zgjedhje.

“Është e vërtet që ka një diskrepancë mes dy subjekteve të koalicionit qeverisës. Kryeministri Haradinaj rikonfirmoi sot se taksa do të vazhdojë të qëndrojë dhe ai ka vendosur disa kushte, që do t’i paraprijnë një konference ndërkombëtare. Garanca kryesore ka të bëj me territorin, që sipas tij nuk duhet të jetë objekt diskutimi. Ndërsa në anët tjetër partneri i koalicioni Kadri Veseli ka propozuar pezullimin e taksën në afat prej 120 ditë”, deklaroi Kryeziu .

Kryeministri në letrën e tij,  kushtëzon heqjen e takses me organizmin e  një konference ndërkombëtare  në të cilën do të garantohej  njohja e Kosovës nga ana e Serbisë.

Ndërkaq  në letrën e kryeparlamentarit Kadri Veseli, thuhet se taksa duhet të pezullohet për 120 ditë. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Kronika e Zezë
Rrahje mes katër personave në Pejë - dy prej tyre theren me thikë

Rrahje mes katër personave në Pejë - dy prej tyre theren me thikë

Kronika e Zezë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Lajme
Kalo në kategori