LAJMI I FUNDIT:

Camila Cabello dhe Shawn Mendes shfaqen plotë shkëlqim së bashku, në premierën e “Cinderella” në Miami

Camila Cabello dhe Shawn Mendes shfaqen plotë shkëlqim së bashku, në premierën e “Cinderella” në Miami

Camila Cabello dhe Shawn Mendes dukeshin si një çift përrallash në premierën e “Cinderella” në Muzeun “Vizcaya”, në Miami, të mërkurën.

Performuesja 24-vjeçare dhe i dashuri i saj, 23 vjeç, nuk mund ta fshihnin kiminë e tyre, teksa u panë duke folur dhe duke qeshur ndërsa pozonin për disa fotografi para se këngëtari i “Stitches” të dilte anash për ta lënë të dashurën e tij të shijonte vëmendjen.

Cabello kishte veshur një bluzë të bardhë pa mëngë që shfaqte një pjesë të tonifikuar të belit, ndërsa kalonte kohë në premierën e filmit. Ylli i hitit “Havana” gjithashtu kishte veshur një fustan të gjatë të verdhë.


Foto: Getty Images/DailyMail

Ajo shtoi elementë të ndryshëm të shkëlqimit në veshjen e saj me detaje të shumtë prej argjendi dhe bizhuteri diamanti, bashkë me një çantë që kompletonte bukur veshjen e saj.

Foto: Getty Images/DailyMail

Ndërsa, Mendes zgjodhi një këmishë të zezë transparente me mëngë të gjata të cilën e la kryesisht të zbërthyer ndërsa kalonte kohë me të dashurën e tij.

Këngëtari i hitit “There’s Nothing Holdin’ Me Back”, kompletoi dukjen me një palë pantallona të bardha të gjera.

Foto: Getty Images/DailyMail

Xhirimet për “Cinderella” u bënë të ditura fillimisht në vitin 2019, me Kay Cannon që u emërua si regjisor i saj. Ideja u punua fillimisht nga James Corden, i cili gjithashtu shfaqet në film.

Xhirimet filluan shkurtin e kaluar dhe përfunduan në gusht pasi prodhimi u mbyll përkohësisht për shkak të fillimit të pandemisë globale. Pjesë e filmit janë: Billy Porter, Idina Menzel dhe Pierce Brosnan.

Foto: Getty Images/DailyMail

Të dy Cabello dhe Menzel kontribuuan me këngë origjinale për kolonën zanore të filmit.

Gjatë një interviste me E! News ‘Daily Pop, Cabello u shpreh se personazhi i saj do të kishte jehonë me shumë shikues dhe tha se fansat e filmit do të duan faktin që ajo është një grua moderne.

Foto: Getty Images/DailyMail

“Ajo ka ëndrra dhe ka ambicie, dhe po i qëndron besnike vetes dhe zërit të saj dhe asaj që e bën të lumtur. Unë mendoj se është reflektuese e grave në ditët e sotme”, tha këngëtarja. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Magazina

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Magazina
Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Magazina
Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Magazina
Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Magazina
Kalo në kategori