LAJMI I FUNDIT:

Çaji i gjelbër zvogëlon rrezikun për kancer të lukthit

Çaji i gjelbër zvogëlon rrezikun për kancer të lukthit

Femrat të cilat çdo ditë pinë së paku pesë filxhanë çaj të gjelbër, janë për 20% më pak të rrezikuara që të sëmuren nga kanceri i lukthit, pohon një studim i realizuar në Japoni.

Shkencëtarët nga Qendra Kombëtare e Tokios për kërkimet e kancerit thonë se konsumimi i çajit të gjelbër nuk ka efekt të këtillë te meshkujt, por vetëm te femrat.

Këto të dhëna të publikuara në revistën “Gut” janë të bazuar nga analiza e gjashtë studimeve të mëparshme në të cilat kanë marrë pjesë 219.000 participantë me moshë mesatare 40-vjeçare, ndërsa kohëzgjatja e përcjellës ka qenë nga 7 deri në 11 vjet.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori