LAJMI I FUNDIT:

Çaj i gjelbër përmirëson çrregullimet e gjumit

Çaj i gjelbër përmirëson çrregullimet e gjumit

Një gotë çaj i gjelbër mund të jetë gjithçka që mund të ofrojë mjekësia alternative, nëse keni probleme me mësimin dhe kujtesën, të cilat janë pasojë e apnesë obstruktive të gjumit.

Apnea obstructive e gjumit e lë organizmit pa oksigjen gjatë fjetjes. Personat me këtë gjendje, përjetojnë pushime të frymëmarrjes gjatë fjetjes, duke pasur rënie te nivelit të oksigjenit, i cili mund të dëmtojë organet. Apnea obstruktive e gjumit rrit rrezikun për shfaqjen e shtypjes së rritur të gjakut, infarktit të zemrës, goditjeve në tru, dhe dëmton funksionet njohëse të vetëdijes, siç është mësimi dhe kujtesa.

Sipas një artikulli të botuar në revistën, “American Journal of Respiratory and Critical Care Medicine”, antioksidantët e fuqishëm të pranishëm në çajin e gjelbër mund të ndihmojnë në përmirësimin e këtyre problemeve njohëse.

Çaji i gjelbër përmban polifenole, të cilat në bazë të rezultateve nga eksperimentet e bëra në kafshë, mund të mbrojnë ndryshimet neurodegjenerative të cilat kanë lidhje me sëmundjen Parkinson dhe Alzheimer. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori