LAJMI I FUNDIT:

Buxheti i 2009 shuan pakënaqësitë sociale

Buxheti i 2009 shuan pakënaqësitë sociale

Kryeministri Hashim Thaçi, i ka garantuar punonjësit civilë në Kosovë, se me planifikimin e buxhetit për vitit të ardhëm, Qeveria do të bëjë zgjidhjen më të mirw pwr shuarjen e paknaqwsive sociale.

“Si qeveri do të jemi tërësisht të përkushtuar dhe shumë shpejt gjatë planifikimit buxhetor 2009 do të dalim me qëndrim për të gjithë sektorët e shërbimit civil. Qeveria do të nxjerrë vendim unik dhe gjithëpërfshirës për gjithë shërbyesit civilë”,tha kryeministri Thaçi.

Sipas tij, Qeveria, nuk do t’i hyjë logjikës së veprimeve “ad hoc” për shuarjen e pakënaqësive, por ato do tw zgjidhen në kuadër të reformave dhe politikave të detajuara për të gjithë shërbyesit civilë.

“Do të bëjmë zgjedhjen më të mirë të mundshme për të punësuar edhe kategoritë sociale në vendin tonë, duke u orientuar gjithmonë në zhvillimin ekonomik të vendit tonë dhe përgjegjësitë që kemi për rritjen e mirëqenies së qytetarëve tanë”, tha kryeministri./Telegrafi/