LAJMI I FUNDIT:

Bush: Të mbështetet tregëtia e lirë

Bush: Të mbështetet tregëtia e lirë

Presidenti Amerikan, George Bush ka folur sërish për krizën ekonomike që ka përfshirë botën. Sipas numrit 1 të Shtëpisë së Bardhë, për t’i bërë ballë kësaj krize, është shumë e nevojshme të rritet mbështetja ndaj tregëtise së lirë në botë.

Presidenti i vendit me të fuqishëm ekonomik në botë ka folur në prag të forumit aziatiko-paqësor që do të nisë sot në Lima të Perusë, ku do të diskutohet për atë që aktualisht shqetëson botën, krizën ekonomike.

“Kriza ndërkombëtare do kërkojë shumë kohë për t’u zbutur”, theksoi Bush.

Në vijim të fjalës së tij, ai ka theksuar se është i vendosur që gjatë dy muajve të mandatit të tij, të nënshkruajë në Doha marrëveshjen ndërkombëtare për tregtinë.