LAJMI I FUNDIT:

Bush: Rritja garantohet vetëm nga tregu i lirë

Bush: Rritja garantohet vetëm nga tregu i lirë

Sistemi financiar global ka nevojë për reforma, por kriza aktuale nuk është dëshmi e dështimit të tregut të lirë, tha presidenti amerikan.

"Derisa reformat në sektorin financiar janë thelbësore, zgjidhja afatgjatë për problemet e sotme është ruajtja e rritjes ekonomike. Rruga më e sigurt për një gjë të tillë janë tregu i lirë dhe njerëzit e lirë", tha Bush, gjatë një konference në Nju Jork.

Fjalimi i Bushit vjen në prag të takimit të udhëheqësve të 20 vendeve që përfaqësojnë ekonomitë kryesore botërore. Takimi që do mbahet në Uashington synon të diskutojë krizën globale financiare. /rel/