LAJMI I FUNDIT:

Bush optimist për perspektivën ekonomike

Bush optimist për perspektivën ekonomike

Presidenti i amerikan, Xhorxh W Bush ka deklaruar se perspektiva afatgjate ekonomike në SHBA mbetet megjithatë e mirë.

"Po kalojmë një periudhë të vështirë, por ekonomia jonë ka vazhduar të rritet, konsumatorët po shpenzojnë, bizneset po investojnë, eksportet vazhdojnë të rriten dhe produktiviteti amerikan vazhdon të jetë i fortë".

Ai po ashtu ka thënë se do të tejkalohet kjo sfidë.

"Ne duhet të kemi besim në bazat e ekonomisë sonë dhe unë besoj se do të dalim nga kjo sfidë më të fortë se kurrë".


Në anën tjetër kreu i Rezervës Federale Amerikane, Ben Bernanke, ka pranuar se ekonomia amerikane është duke u përballuar me një numër vështirësish dhe shtoi se tregjet financiare dhe institucionet janë nën një stres të madh.

Ai tha gjatë një seance të Senatit se kohët e fundit ishin shtuar rreziqet nga inflancioni.