LAJMI I FUNDIT:

Bush: Ekonomia amerikane nuk po shënon rritje

Bush: Ekonomia amerikane nuk po shënon rritje

"Ekonomia amerikane nuk po shënon rritje ashtu siç do të donim", kështu është shprehur, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës George W Bush në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit me kryeministrin e Japonisë Yasuo Fukuda.

Të dy liderët u takuan në prag të takimit të G8-ës, që fillon nesër në Japoni.

Presidenti Bush në Japoni ka mbërritur një ditë para fillimit të punimeve të samitit të vendeve të G8-ës.


Temë diskutimi në këtë samit do të jënë shtrenjtimi i naftës, kriza e ushqimeve, ndryshimet e klimes dhe vështirësitë ekonomike botërore. /Telegrafi/