LAJMI I FUNDIT:

Burri që vrau gruan: Si do të dal para djalit?

Burri që vrau gruan: Si do të dal para djalit?

Kasem Lila është penduar për krimin e së shtunës në mbrëmje, kur qëlloi për vdekje gruan e tij, Afize Lila, 41 vjeçe dhe plagosi kunatën Zyra Lilën. Autori ka pranuar para policisë autorësinë e krimit, duke treguar se nuk kishte dashur ta vriste të shoqen.

Burime pranë oficerëve të kriminalistikës thanë dje për “GSH” se 56-vjeçari është pyetur për rrethanat e ngjarjes pak pas mesnatës të së shtunës. Fillimisht ai ka treguar se ishte konfliktuar me gruan që në mëngjes (të shtunën), por më pas sherri sikur ishte shuar.


“Bëmë fjalë që në mëngjes. Ne jetonim të kushte të vështira ekonomike dhe Fizja filloi të bërtiste e të bënte fjalë. Pasdite ndodhi po e njëjta gjë. Në ato momente ishim te shtëpia e vëllait. Ne jetojmë në të njëjtin oborr, vetëm shtëpinë e kemi të ndarë”, ka thënë ai. Përsa i përket konfliktit mes tyre, Kasem Lila nuk ka dhënë një dëshmi konkrete, pasi e ka cilësuar debatin si diçka të çastit dhe pa ndonjë arsye.

“Nuk e di as vetë se si ndodhi më tej. Ishim duke debatuar edhe me vëllain tim. Unë e dija që ai kishte një çifte në shtëpi. E dija ku e mbante. Dija që e kishte edhe me leje. Kam shkuar atje menjëherë dhe e kam marrë. E drejtova nga gruaja ime, por jo se doja ta vrisja. Doja vetëm ta trembja. Por ja që e bëra. Kam edhe një djalë që ndodhet në Itali. Nuk e di se si do t’i dal përpara tani”, ka deklaruar më tej ai. /GSh/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori