LAJMI I FUNDIT:

Burri nga Arizona dënohet me burgim të përjetshëm për vrasje, e mbajti të birin 6-vjeç nga 16 orë në ditë të mbyllur në dollap

Burri nga Arizona dënohet me burgim të përjetshëm për vrasje, e mbajti të birin 6-vjeç nga 16 orë në ditë të mbyllur në dollap

Një burrë nga Arizona është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të shkallës së parë në vitin 2020, duke e lënë të vdekur nga uria të birin e tij 6-vjeçar, u tha nga gjykata.

Gjykata në qarkun Coconino, e dënoi 28-vjeçarin me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për vrasje – keqtrajtim të fëmijës dhe rrëmbim, transmeton Telegrafi.

Martinez ka refuzuar të flet gjatë procesit gjyqësor, por ka shkruar një letër që e kishte shkruar për të birin dhe që e lexoi me zë të lartë avokati i tij mbrojtës – ku kërkonte falje për të gjitha gjërat nëpër të cilat kishte kaluar i biri i tij.


Gjykatësi Ted Reed ka përmendur faktorët që e quan në burgim të përjetshëm Martinezin, duke e cilësuar krimin si monstruoz.

Autoritetet thanë se djaloshi që vdiq, Deshaun Martinez, i cili ishte mbyllur në dollapin e vogël të dhomës për 16 orë në ditë për më shumë se një muaj, ishte ndëshkuar në këtë formë të çuditshme nga babai që e akuzonte për vjedhje në ushqim derisa prindërit i kishte në gjumë.

Autopsia ka treguar se djaloshi peshonte vetëm 8.1 kilogramë kur ndërroi jetë – nën mesataren për moshën që e kishte.

E ëma e tij Elizabeth Archibeque, gjithashtu është shpallur fajtore për vrasje të shkallës së parë, abuzim me fëmijën dhe u dënua me burgim të përjetshëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Evropa
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Bosnja
Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

Evropa
Kalo në kategori