LAJMI I FUNDIT:

Burg për ata që kërkojnë favore seksuale në punë!

Burg për ata që kërkojnë favore seksuale në punë!

Shoqëria civile i rekomandon Qeverisë së Kosovës që të rishikojë legjislacionin për barazinë gjinore dhe ligjin kundër diskriminimit, pasi në një anketim të fundit të përgatitur nga organizmat ndërkombëtare – siç është edhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim UNDP, rezulton se Kosova është mjaft mbrapa sa i përket respektimit të barazisë gjinore dhe procedurave të rekrutimit në punë. Madje te kjo e fundit mbizotëron korrupsioni, nepotizmi dhe favoret seksuale.

Ndër rekomandimet që raporti i drejton Qeverisë thuhet se Ligji Kundër Diskriminimit në Kosovë dhe Ligji për Barazi Gjinore, që aktualisht janë në procedurë të rishikimit, duhet ta përkufizojnë qartas si vepër penale kërkimin e favoreve seksuale për ngritje në detyrë dhe t’i përshkruajnë ndëshkimet specifike.

Pastaj thuhet se Institucionet e Kosovës duhet të sigurojnë procedura tërësisht transparente të punësimit dhe ngritjes në detyrë, në zbatim të rregullave dhe rregulloreve ekzistuese në fuqi.


Rekomandohet po ashtu që mekanizmat e ankesave duhet të jenë në dispozicion dhe duhet të jenë lehtësisht të qasshëm. Si dhe – pas miratimit të ligjeve dhe legjislacionit sekondar – rekomandohet që departamentet përkatëse ligjore duhet të nxjerrin udhëzime të shkruara për zbatimin e tyre.

Ndërkohë, lidhur me situatën e barazisë gjinore dhe korrupsionit, Kosova vlerësohet si mjaft problematike. Sipas një anketimi thuhet se 49 për qind e të punësuarve në administratën shtetërore të Kosovës thonë se flirtimi me një koleg pune është një formë korrupsioni, po ashtu edhe pranimi i dhuratave mes tyre.

Në tërësi, 85 për qind e nëpunësve civilë mendojnë se ka korrupsion në administratë.

73 për qind e të anketuarve të punësuar në nivel qEndror thanë se “nepotizmi, favorizimi dhe klientelizmi” si forma të korrupsionit janë të pranishme në shërbimin civil në Kosovë, ndërsa 62 për qind e të anketuarve besojnë se “ryshfeti” gjithashtu është i pranishëm.

Perceptimi se burrat kanë më shumë prirje ndaj korrupsionit ishte më i madh dhe se gratë janë më të ndershme dhe më pak të korruptuara. 10 për qind e të anketuarve në nivel qendror pohuan se kanë qenë dëshmitarë të korrupsionit në vendin e tyre aktual të punës. Prej atyre, që kanë qenë dëshmitarë të korrupsionit, vetëm 37 për qind kanë theksuar se e kanë raportuar atë.

Në lidhje me politikat në vendin e punës, plotë 60 për qind e të anketuarve në nivel qendror deklaruan se “politikat e shkurtimeve” nuk u janë dhënë në dispozicion, dhe 58 për qind theksuan “politikat e tepricës” nuk u janë dhënë në dispozicion.

Nga 800 intervista sasiore, 50,2 për qind e tyre janë kryer me të anketuara gra, ndërsa 49,8 për qind janë zhvilluar me të anketuar burra. 450 intervista janë administruar me punonjës të institucioneve qendrore dhe 350 intervista të tjera janë realizuar me punonjës të institucioneve lokale.

Në aspektin e përkatësisë etnike, shumica dërrmuese e të anketuarve ishin me kombësi shqiptare (91,4 për qind), vijuar nga të anketuarit serbë (6,8 për qind), kurse 2 për qind e të anketuarve ishin pjesëtarë të pakicave të tjera (egjiptianë, boshnjakë, turq dhe kroatë). Sipas këtij anketimi, ekziston një lidhje midis përfaqësimit më të lartë të grave në institucione dhe niveleve të ulëta të korrupsionit.

Një studim me ndikim i 150 vendeve në Evropë, Afrikë dhe Azi, i realizuar nga Banka Botërore, erdhi në përfundim se gratë janë më të besueshme dhe më pak të prira në korrupsion, një gjetje që më vonë është vërtetuar nga hulumtimet shtesë të Bankës Botërore.

Praktikat diskriminuese kundër grave në Kosovë janë të pranishme në të gjitha nivelet dhe reflektohen edhe në nivelin e përfaqësimit të grave në shërbimin civil të Kosovës. Nga 70,326 nëpunës publikë të Kosovës, 38 për qind janë gra dhe 62 për qind burra.

Gratë përbëjnë vetëm 9,5 për qind të pozitave të larta vendimmarrëse dhe 23,2 për qind janë në pozita të tjera të nivelit të mesëm vendimmarrës.

Kjo situatë mund të ketë ndikim në gatishmërinë e tyre për ta raportuar apo për t’u bërë pjesë e strukturave që mund ta luftojnë aktivisht korrupsionin.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC Cosmetics
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Kalo në kategori