LAJMI I FUNDIT:

Bullgaria nuk bën lëshime për Maqedoninë e Veriut, BE nuk dëshiron ndarje nga Shqipëria

Bullgaria nuk bën lëshime për Maqedoninë e Veriut, BE nuk dëshiron ndarje nga Shqipëria

Ministrat e Punëve Evropiane të BE para pak kohe debatuan për miratimin e kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, sipas burimeve diplomatike të BE-së, Bullgaria ka refuzuar të bëjë lëshime.

Siç raporton AIM, përcjell Telegrafi Maqedoni, debati për zgjerim paradite në mbledhjen ministrore në Luksemburg ishte pothuajse intensiv, transmetojnë diplomatët, veçanërisht në lidhje me Maqedoninë e Veriut dhe bllokadën bullgare. Sipas të pranishmëve, më këmbëngulëse ishte Gjermania, e cila ka treguar përpjekje të fuqishme për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut.

Pala bullgare megjithatë edhe më tutje ka refuzuar të bëjë lëshime, edhe krahas paralajmërimeve nga vendet anëtare të BE-së se me këtë bllokadë “BE-ja po qëllon veten në këmbë”.


“Sofjes i ishte thënë sërish se në çështjen e kredibilitetit të gjithë Bashkimit Evropian dhe kritikat e vendeve anëtare ndaj pozitës së Bullgarisë ishin “të shumta””, thonë diplomatët në BE.

Përfaqësuesi bullgar ka porositur se “BE-ja nuk e kupton thellësinë e problemit” ndërmjet Shkupit dhe Sofjes se ky kontest është çështje evropiane, dhe se Bullgaria gjendet në një “situatë specifike” për shkak të zgjedhjeve të ardhshme në korrik.

Megjithatë, Bullgaria nuk mund të japë kurrfarë garancioni as që me qeverinë politike do ta zhbllokojë veton, thanë diplomatët evropian.

Për shumicën e madhe të vendeve anëtare e qartë është se ndarje nga Shqipëria nuk guxon të ketë, edhe diplomatët e pranishëm në mbledhje vlerësojnë se pothuajse është e pamundur të realizohet ky skenar, “përveç nëse diçka ndryshon deri në fund të ditës”.

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Kronika e Zezë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Kalo në kategori