LAJMI I FUNDIT:

Bullgaria në situatë më të favorshme ekonomike

Bullgaria në situatë më të favorshme ekonomike

Derisa në shtetet evropiane ka rritje të vogël ekonomike dhe inflacion të lartë, Bullgaria ndodhet në një situatë më të favorshme.

Kryeministri bullgar, Sergej Stanishev ka deklaruar se, shkaku kryesor për inflacionin në vend është rritja e madhe e çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

"Bullgaria është në një situatë jashtëzakonisht të favorshme, sepse ekonomia e saj karakterizohet me inflacion në ulje dhe rritje të lartë ekonomike, përderisa në shtetet e tjera evropiane ka një rritje të vogël ekonomike dhe inflacion të lartë".

Parlamenti bullgar ka detyruar kabinetin, që deri më 1 tetor të paraqesë shkaqet për rritjen e çmimeve dhe të caktojë masa për kundërvënie të inflacionit dhe për kompensim të njerëzve të dobët nga pikëpamja sociale.