LAJMI I FUNDIT:

Bullgaria hap varrezë private

Bullgaria hap varrezë private

Në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofje, në muajin e ardhshëm do të hapet një varrezë private, ndërsa 35 bullgarë të pasur tashmë kanë paguar 7.000 euro për një vend të rezervuar.

Në varrezën “Shën Mihali”, që ndodhet në kuartin e Sofjes Bojana, 27 biznesmenë kanë rezervuar vendin për ta, ndërsa 8 të tjerë kanë blerë nga disa vende.

Një nga investitorët e kësaj varreze, Dimitar Lambovski ka deklaruar për mediat bullgare se, që nga muaji janar do të mund të bëhen varrimet e para në këtë varrezë. /Telegrafi/