LAJMI I FUNDIT:

Bullgaria e konfirmoi pozitën për kornizën negociuese për Maqedoninë

Bullgaria e konfirmoi pozitën për kornizën negociuese për Maqedoninë

Qeveria bullgare dje në seancë të jashtëzakonshme online e konfirmoi qëndrimin e Sofjes zyrtare për kornizat negociuese për aderimin e Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë në BE, që duhet të shqyrtohen në takimin e Këshillit për punë të përgjithshme më 17 nëntor, kumtoi pres-shërbimi qeveritar.

“Bullgaria është ndër përfaqësuesit më të fuqishëm të procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian. Vendi ynë e ngriti temën lartë në agjendën e BE-së gjatë kryesimit të saj me Këshillin e Evropës në vitin 2018. Perspektiva evropiane është motivimi më i fortë për kalimin në qeverisjen demokratike dhe një ekonomi tregu në Ballkanin Perëndimor, sipas një deklarate të shkurtër nga mbledhja e qeverisë”.

Nuk kumtohen më shumë informacione, ose detaje lidhur me pozitën e konfirmuar. Në takimin e fundit të ambasadorëve të BE-së më 6 nëntor, Bullgaria e kundërshtoi miratimin e kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriut. Soja e informoi Brukselin se nuk ishte në gjendje të pranonte kornizën e propozuar të negociatave dhe draft deklaratën shoqëruese, duke shpjeguar se ata nuk siguruan garancitë e nevojshme për plotësimin e kushteve bullgare. Bullgaria ka vërejtje për moszbatimin e Marrëveshjes për Fqinjësinë e Mirë, për çështje historike, por edhe për gjuhën dhe identitetin maqedonas.


Këshilli për Çështje të Përgjithshme të BE-së, në të cilin duhet të miratohet korniza negociatore, ishte planifikuar fillimisht për 10 nëntor, por u shty për 17 nëntor, duke i dhënë Shkupit, Sofjes dhe kryesimit gjerman kohë shtesë për të lëvizur më pranë pozicioneve të tyre dhe për të arritur marrëveshje reciprokisht e pranueshme, e cila do të hiqte rezervat bullgare.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori