LAJMI I FUNDIT:

Bullgari- Rritje ekonomike 6% në 2008

Bullgari- Rritje ekonomike 6% në 2008

Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i Bullgarisë pritet të qëndrojë në rreth 6% në 2008-ën, kundrejt 6.2% një vit më parë, duke e tejkaluar frikën e një rënieje globale, tha zv.ministri i Financave Yavor Kuyumdzhiev. Ndërsa në vitin 2009 pritet që rritja ekonomike të ngadalësohet në 5%.

Në gjashtëmujorin e parë të vitit, rritja ekonomike e Bullgarisë u përshpejtua në 7.1% në BGN 29.4 miliard (14.8 miliard EUR) në bazë vjetore, kundrejt 6.5% rritjeje të PBB-se në periudhën përkatëse të vitit të kaluar.

Kuyumdzhiev shtoi se Investimet e Huajja Direkte (IHD) ka të ngjarë të mbeten të pandryshuara në 2008-en, ose të raportojnë një rënie të lehtë krahasuar me një vit më pare. IHD-të në Bullgari ishin 2.8 miliard EUR në 7 muajt e parë të vitit, në rritje me 200 milion euro në bazë vjetore, kryesisht për shkak të taksave të ulëta të vendit dhe kursit të fiksuar të leves bullgare ndaj euros. Në 2007-en, IHD-të e vendit arritën në 6.1 miliard EUR.