LAJMI I FUNDIT:

Bullgari, ndërtohet qender e re biznesi

Bullgari, ndërtohet qender e re biznesi

Shoqëria IKON, pjesë e grupit grek GEK – TERNA, do të investojë me shumë se 105 milionë euro në ndërtimin e një qendre biznesi në Sofie të Bullgarisë, të quajtur Macedonia Tower.

Ndërtimi i Macedonia Tower do të përfundoje deri në vitin 2011.

Në Sofie po ndërtohen dhe projekte të tjera të GEK: një kompleks i përberë në rrugën Bullgaria dhe një kompleks banimi në lagjen e Boyana.

Shoqëria ka ndër mend të realizojë dhe një park logjistik në një terren pranë Krivina dhe një fshat turistik luksi në Borovetz.