LAJMI I FUNDIT:

Bullgari- Investime për energjinë e pastër

Bullgari- Investime për energjinë e pastër

Shoqata e Prodhuesve të Energjisë së Pastër (APEE), ka konstatuar një interes gjithnjë e në rritje të investitorëve për realizimin e parqeve të erës në Bullgari. Deri në fund të 2009-ës, në pjesën Verilindore të vendit do të investohen rreth 500 milion euro në ndërtimin e parqeve të erës, sipas Velizar Kiriakov, President i APEE

Sipas Shoqatës, investimi në prodhimin e energjisë së erës ka shumë perspektiva, sepse në këtë zonë të Bullgarisë është e favorshme dhe investimi kthehet brenda 8 vjetësh.

Ndërmjet investitorëve më të rëndësishëm në këtë sektor është amerikania AES. Grupi është investitor në centralin Maritza – dhe në ndërtimin e një parku ere prej 156 MW në rajonin e qytetit të Kavarna.

Një projekt tjetër i këtij tipi është kompania spanjolle Eolica, që do të realizojë një park me kapacitet 160 MW në rajonin e Varna. Deri në fund të vitit do të jenë operative projekte të tjera më të vogla të kompanive austriake dhe bullgare me një kapacitet total prej 105 MW.