LAJMI I FUNDIT:

Bujqit përleshen me policinë në Athinë

Bujqit përleshen me policinë në Athinë

Bujqit grekë janë konfrontuar të mërkurën me policinë në qendre të Athinës gjatë protestës kundër reformave të tatimeve dhe pensionit, kur disa demonstrues tentuan të hyjnë në Ministrinë e Bujqësisë dhe thyen dritaret e autobusit të policisë, pas të cilës policia u përgjigj me gaz lotsjellës duke shpërndarë demonstruesit.

Rreth 1.300 bujq, të cilët në Athinë arritën gjatë natës nga Kreta, janë drejtuar drejt Ministrisë së Bujqësisë, rreth së cilës autobusët e policisë kanë bërë një rrethim, transmeton Reuters./Telegrafi/