LAJMI I FUNDIT:

Buckovski dënohet me 3 vjet burgim

Buckovski dënohet me 3 vjet burgim

Vlado Buckovski, ish-kryeministër i Maqedonisë dhe ish-ministër i Mbrojtjes, është dënuar sot me tre vjet burg për shkak të shpërdorimit të detyrës në kohën kur ishte ministër.

Prokuroria e ngarkonte atë për përvetësimin në mënyrë të paligjshme të një shume prej mbi dy milionë eurosh gjatë furnizimit me pjesë rezervë të tankeve ushtarake, raporton VOA.

Buckovski e ka quajtur skandaloz vendimin e gjykatës, duke thënë se nuk ekziston asnjë dëshmi kundër tij. Ai ka paralajmëruar ankesë te Gjykata e Apelit. /Telegrafi/