LAJMI I FUNDIT:

BSPK, përkrahë kryeministrin për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit

BSPK, përkrahë kryeministrin për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) me anë të një komunikate për shtyp ka njoftuar se, përkrah deklaratat e kryeministrit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçit për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në vendin tonë.

“Kishim dashur që këto mos të jenë vetëm deklarime, por të bëhen hapa konkret për demaskimin dhe çrrënjosjen e kësaj dukurie negative në vendin tonë, e cila është mjaft shqetësuese”.

BSPK-ja, ka kërkuar nga kryeministri Thaçi që luftën kundër korrupsionit ta fillojë nga "oborri",e pastaj të vazhdojë gjetiu.

“Kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, që ta përgatis infrastrukturën përkatëse ligjore, e nga Parlamenti i Republikës së Kosovës kërkojmë miratimin e këtyre ligjeve, me qëllim të luftimit të dukurisë së Korrupsionit”.


Bazuar në njoftimin zyrtar të BSPK-së, krijimi i infrastrukturës përkatëse ligjore do ta luftojë edhe ekonominë informale, e cila po e dëmton ekonominë e Kosovës dhe interesat e vetë të punësuarve në këtë ekonomi.

“Kërkojmë edhe nga popullata dhe punonjësit e Republikës së Kosovës që të japin kontributin e tyre për luftimin dhe demaskimin e formave të ndryshme të Korrupsionit”. /Telegrafi/