LAJMI I FUNDIT:

BSPK nuk merr pjesë në mbledhjen e Agjencisë së Privatizimit

BSPK nuk merr pjesë  në  mbledhjen e Agjencisë së Privatizimit

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka vendosur që të mos merr pjesë në mbledhjen e Bordit të Agjencisë Kosovare të privatizimit, e cila mbahet sot, për shkak se ish kryetari i BSPK-së Bahri Shabani, nuk është larguar nga bordi i kësaj agjencie.

“Shkresa e datës 10 shtator 2008 e propozuar nga përfaqësuesi i BSPK-së Haxhi Arifi që kishte të bëj me largimin e Bahri Shabanit nga Bordi i AKP-së, nuk ka hyrë fare në rendin e ditës. Me këtë rast është shkelur Rregullorja e AKP-së”, thuhet në komunikatën e kësaj sindikate.

Sipas saj, gjatë hartimit të politikave operacionale dhe statutit të Agjensionit Kosovar të Privatizimit nuk janë marrë parasysh asnjë vërejtje dhe asnjë kërkesë që përfaqësuesi i BSPK-së , Haxhi Arifi ia ka dërguar Bordit, madje as nuk është ftuar fare në këtë mbledhje.

Në komunikatë po ashtu janë potencuar edhe disa pika të politikave operacionale, që BSPK ka kërkuar të ndryshohen.


1.Me rastin e përgatitjeve të ndërmarrjeve për privatizim, të ketë një vëmendje Agjensioni për ruajtjen e veprimtarisë prodhuese, gjegjësisht të ruhet ndërmarrja e cila punëson dhe prodhon.

2.Ndërmarrjet për tenderim me Spinn Off Special të privatizohen të gjitha ato ndërmarrje që kanë afarizëm perspektiv dhe kanë të punësuar mbi 50 punëtorë.

3.Me rastin e privatizimit të ndërmarrjeve të merret pëlqimi edhe i punëtorëve dhe në afat prej 30 ditëve ( e jo në afat prej 10 ditëve siç ka qenë) të njoftohen për tenderim.

4. Kushti për blerjen e ndërmarrjeve, përveç çmimit dhe investimeve, të kushtëzohet edhe me mbajtjen e një numri të punëtorëve ekzistues.

5.Të precizohet ndërprerja e marrëdhënies së punës ndaj punëtorëve me rastin kur shoqërohet me kompensim material (20%, pagat e papaguara dhe kompensimet tjera dhe të gjendet forma për përshpejtimin e shpërndarjes së 20%.

“Këto janë disa nga kërkesat dhe vërejtjet që Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ia ka drejtuar Bordit të AKP-së për plotësimin dhe ndryshimin e politikave operacionale dhe që asnjëra nga këto vërejtje nuk është pranuar nga Bordi”, përfundon komunikata. /Telegrafi/