Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Punëtorëve (BSPK) kërkon që paga minimale për punëtorët në Kosovë të rritet dhe që të hiqet kategorizimi i pagës që është 130 euro për punëtorët deri në 35 vjeç dhe 170 euro mbi 35 vjeç.
Kategorizimi i pagës minimale sipas drejtuesve të BSPK-së nuk ka sjellë rezultate të duhura, por vetëm sa ka diskriminuar punëtorët.
Ata kanë thënë se gjatë diskutimit në Këshillin Ekonomiko Social (KES) me partnerët Qeveri-punëdhënës, do ta diskutojnë këtë çështje dhe do të shohin se sa do të jetë paga minimale në të ardhmen. “Me kategorizimin e pagës është menduar se do të ketë punësim më të madh, por nuk ka ndodhur kjo. Këtë duhet ta heqim, sepse ka qenë diskriminim. Për pagën minimale do të insistojmë që të jetë më e lartë, ose mesatarja një familje prej 5 anëtarësh ta ketë së paku një shportë të mirë familjare”, ka thënë kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi.
Ndërsa, Alush Sejdiu, nënkryetar i BSPK-së, ka thënë se për pagën minimale janë kriteret e përcaktuar përmes Ligjit të punës dhe është shprehur se do të insistojnë që ato kritere të implementohen për përcaktimin e pagës minimale.
Gjatë përcaktimit të pagës minimale duhet të merren parasysh kriteret: kostoja e shpenzimeve jetësore, përqindja e shkallës së papunësisë, gjendja e përgjithshme në tregun e punës dhe shkalla e konkurrencës dhe produktivitetit në vend.
Me propozim të KES-it, pagën minimale e cakton qeveria e Kosovës në fund të çdo viti për vitin vijues. Ajo është e obligueshme të zbatohet nga punëdhënësit vendorë dhe të huaj. “Gjatë debatit në KES do të diskutojmë rreth përcaktimit të pagës minimale. Nuk pranojmë që të ketë ndarje të pagës minimale në dy nivele – 130 euro dhe 170. Është edhe varanti tjetër i përqindjes së pagës mesatare. Nëse nuk shkohet me kriteret e përcaktuara me ligj, do të shkojmë me variantin e 60-65% të pagës mesatare që është aktualisht në Kosovë”, ka thënë Sejdiu, raporton KosovaLive.
Gjithashtu kërkesë tjetër e BSPK-së për KES-in është edhe pranimi i përvojës së punës të punëtorëve për vitet 1990-1999.
Haxhi Arfi, ka theksuar se deri më tani edhe pse kanë dërguar shkresa për këtë çështje, përveç dialogut, kjo ka ngelur dhe nuk ka përmirësim në këtë drejtim.
“Atëherë janë larguar diku 130 mijë punëtorë nga puna ato vite, por ne kërkojmë që tu pranohet përvoja e punës dhe që ta kenë të drejtën ta gëzojnë pensionin e plotë. Shumica e tyre nuk mund ta marrin pensionin e plotë, për shkak se nuk i plotësojnë vitet e stazhit që kërkohen”, ka thënë Arifi, duke shtuar se për sektorin e arsimit është debatuar se mund të bëhet një hap lidhur me përvojën e punës për ato vite, por te sektorët tjerë nuk ka asgjë.
Ai ka theksuar se Qeveria duhet të mendojë në këtë drejtim dhe se nuk do të hezitojnë së kërkuari që ta pranojë përvojën e punës për të gjithë punëtorët.
Ai foli edhe për amandamentimin e Ligjit të Punës, i cili tha se është duke u punuar në këtë drejtim, mirëpo debat do të ketë te Neni 48 për pushimin e lehonisë, ku propozimet janë të ndryshme. “BSPK-ja ka qëndrimin e saj, ku 4.5 muaj pagesa të jetë nga punëdhënësi, 4.5 muaj nga Qeveria, kurse 3 muaj të jetë pa pagës”, ka theksuar Arifi.
Sipas tij, qëllimi i BSPK-së është që pushimi i lehonisë të jetë 12 muaj, e jo 9 muaj siç kërkohet nga të tjerët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Skanerët në pikat kufitare: Kur, si dhe pse?
SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional
Rizvanolli: Ishte një kohë kur në veri lulëzonin laboratorët e drogës, mihja e kriptovalutave, e biznese tjera ilegale të kriminelëve
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë
Melodia Px - Veshje të specializuara për çdo kusht atmosferik
Rritet çmimi i naftës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp