Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPS), ka marrë vendim që të ngrijë pozicionin e vet në Bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizmit (AKP). Një vendim i tillë ka ardhur në mbledhjen e fundit të Kryesisë Ekzekutive të BSPK-së ku është diskutuar për procesin e privatizimit, zgjedhjen e Bordit të AKP-së si dhe për tërheqjen e ligjeve me interes për punëtorët nga procedura e aprovimit.
BSPK-ja ka bërë publike një mori kërkesash dhe ka njoftuar se deri në zgjidhjen e tyre do e mbajë të ngrirë pozitën e vet në Bordin e AKP-së.
Në një njoftim zyrtar të BSPK-së thuhet se udhëheqja e saj do të bisedojë me FMN-në, lidhur me faktin se a janë tërhequr nga procedura e aprovimit ligjet sipas sugjerimit të tyre.
"Në këtë takim do tu tërhiqet vërejtja se pa aplikimin e këtyre ligjeve nuk do të ketë stabilitet të qëndrueshëm. Rreth tërheqjes nga procedura e aprovimit të ligjeve ,do të njoftohet edhe ITUC-u dhe Sindikatat Evropiane dhe Botërore".
BSPK-ja po ashtu ka njoftuar se të njëjtat kërkesa edhe njëherë do ti dërgohen qeverisë dhe do të vazhdohet me presion sindikal ndaj tyre dhe organeve tjera shtetërore.
"Nëse nuk përmbushen kërkesat, të mendohet për një strategji e re të veprimit".
Në po të njejtin njoftim zyrtar thuhet se BSPK-ja obligohet që në të ardhmen të hartojë strategjinë për të ardhmen e procesit të Privatizimit si dhe t’i caktojë kriteret për privatizimin e ndërmarrjeve.
"Likuidimi i Ndërmarrjeve shoqërore dhe likuidimi i 20%, pagat e papaguara dhe obligimet në bazë të ligjit, krijimi i një Fondi Social për punëtorët, të cilët mbesin pa punë pas procesit të privatizimit, tërheqja e Bahri Shabanit nga Bordi i AKP-së, formimi i një Komisioni, i cili do ta vlerësojë procesin e privatizimit deri tani dhe të hulumtimi keqpërdorimeve dhe parave e qirave si dhe ruajtja e vendeve të punës dhe veprimtaritë e ndërmarrjeve gjatë procesit të privatizimit". /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?
Mos e humbisni mundësinë e fundit për të fituar një Vespa të re nga Auto Mita
Back to School në Cinestar me 31 gusht dhe 1 shtator me çmime të biletave 2,50€
Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center
Hapet resorti më i ri në Golem, "FAFA Aqua Palace" - Tani e dini se ku t'i kaloni pushimet
Njoftim me rëndësi për udhëtarët e Hamburg!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, pesë të plagosur dërgohen në QKUK
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh