BSPK në prag të Ditës Ndërkombëtare të Punës, 1 Maj, i’u ka adresuar për zgjidhje institucioneve në vend pesë kërkesa për të drejtat e punëtorëve, Marrëveshjen kolektive, pagën minimale, sigurimin shëndetësor, skema pensionale dhe ligji për pagat.
Në konferencën e BSPK-së kryetari i saj Avni Ajdini tha se përkundër shkeljeve drastike të drejtave të punëtorëve, për shkak të masave kufizuese për mbrojtje nga Covid-19 e kanë të pa mundur të organizojnë protestë nesër në Prishtinë për të drejtat e punëtorëve me 1 maj.
“Të drejtat e punëtorëve po vazhdojnë të shkelen në mënyrë drastike, por për fat të keq për shkak të pandemisë nuk mund të organizojmë nesër ndonjë aktivitet për protesta. Edhe pse qeveria e kaluar na pati premtuar zbatimin e kërkesave tona, fatkeqësisht ato janë realizuar pjesërisht. Kemi bërë kërkesë për pesë pika fundamentale, një ndër to e cila nuk po arrin të nënshkruhet është kontrata kolektive”, tha Ajdini.
Ai ka kërkuar nga Qeveria aktuale që t’i marrë këto kërkesa seriozisht dhe një ditë të nënshkruhet Kontrata Kolektive, sepse janë të cenuara të drejtat e punëtorëve.
Po ashtu Ajdini shprehi shqetësimin e tij për punëtorët që nuk po arrin të marrin pensionin e plotë për shkak të kufizimit të përvojës së punës me 15 vjet.
BSPK ka kërkuar të përmbushet marrëveshja për pagën minimale 250 euro, që sipas tij, për fat të keq kjo ka mbetur vetëm në letër.
Ajdini tha se tash e një muaj ka kërkuar takim me kryeministrin Albin Kurti, por ende siç tha ai nuk ka reflektuar për premtimin e tij në fushatë për pagën minimale 250 euro.
Për arsye të pandemisë Covid-19, papunësia sipas Ajdinit ka shënuar rritje nga 33 në mbi 40 përqind.
Kryetari i SBAShK-ut Rrahman Jashari ka shprehur shqetësimet e tij se edhe në këtë 1 Maj punëtorët i gjen me vështirësi të mëdha dhe mbeten të sfiduar për kushtet e punës. Ai ngrit edhe mungesën e mbrojtjes shëndetësore në këtë kohë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pranvera nuk ka nisur kështu më parë! Volvo me zbritje të çmendur deri në 20,000€!

Köln dhe Bremen, destinacionet e reja me çmime speciale nga PrishtinaTicket!

Juss – pija që ofroi freski në iftaret e organizuar nga Islamic Relief

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Reagon Bajrami: Qytetarët do të paguajnë 15% më shumë për faturat e energjisë elektrike nga 1 prilli

GiFi së shpejti në Prizren – Një destinacion i ri për blerje në GALERIA Shopping Mall

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Balenat 45 tonëshe “mbrojnë” zhytësin nga peshkaqeni, pamjet bëhen virale

“Më arrestuan”, Anisa Veseli rrëfen detajet e përballjes me pronaren e klinikës që e mashtroi për të trajtuar sëmundjen e saj

Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

“Unë nuk flas në kamera me të e t’i them më fal” - Egli ‘sulmon’ Gjestin për ish-partneren