LAJMI I FUNDIT:

Brzezinski: Duhet të respektohet e drejta e vetëvendosjes

Brzezinski: Duhet të respektohet e drejta e vetëvendosjes

Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare në administratën e presidentit Carter, Zbigniew Brzezinski thotë se, Shtetet e Bashkuara duhet të punojnë me Evropën Perëndimore mbi çështjen e statusit përfundimtar të Kosovës. Ai i bën thirrje popullit të Kosovës të ketë besim tek e ardhmja afatgjatë, pasi ajo është në favor të një zgjidhjeje që përfshin pavarësinë e Kosovës.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Brzezinski ka thënë se e drejta për vetëvendosje duhet të respektohet në fund të fundit. “Problemi i vërtetë nuk është çështja abstrakte e pavarësisë, por çështja e kohës. Dhe kjo është çështja me të cilën po përballet komuniteti ndërkombëtar tani”, u shpreh ai.
Lidhur me pretendimin rus se Kosova mund të krijojë një precedent të rrezikshëm, Brzezinski është shprehur se, nuk ka dyshim që Rusia do ta shfrytëzojë këtë për të krijuar kushte diku tjetër, për të cilat Rusia do të thoshte se bazohen në precedente të krijuara nga komuniteti ndërkombëtar. “Mendoj se është argument që nuk qëndron, por nuk mund të injorohet pavarësisht se është i gabuar”, tha ai.

Ish-diplomati po ashtu ka thënë se Amerika duhet të punojë me Evropën perëndimore sa i përket statusit të Kosovës, sepse, sipas tij, ky nuk mund të jetë vetëm vendim amerikan, duhet të jetë qëndrim kolektiv nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara. /VoA/

Në trend Lajme

Më shumë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
Kalo në kategori