Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), flasin se Kosova ka një rritje të pamjaftueshme ekonomike në krahasim me të ardhurat kombëtare për kokë banori si dhe në krahasim më standardin jetësor të qytetarëve, vlerësojnë ekspertë të çështjeve ekonomike.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës të publikuara një ditë më parë, Bruto Produkti Vendor (BPV), për kokë banori në Kosovë për vitin 2014 është 3084 euro, apo në muaj 257 euro.
Derisa, rritja ekonomike në vitin 2014 thuhet të ketë qenë 1.2 për qind.
Eksperti i çështjeve ekonomike, Naim Gashi në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ka theksuar se këto të dhëna tregojnë se Kosova ka nevojë të jashtëzakonshme të rritjes ekonomike nga 6 deri në 8 për qind, për të frenuar thellimin e shkallës së papunësisë. “Ne nuk duhet të reflektojmë jashtëzakonisht optimist nëse kemi rritje 1.2 për qind për arsye se totali i GDP-së së Kosovës është jashtëzakonisht i vogël dhe 1.2 për qind nëse e marrim në milion euro është një shumë simbolike në krahasim me vendet që kanë trilionë dollarë dhe atje 0.1 për qind rritje ekonomike me automatizëm nënkupton miliarda”, thekson Gashi.
Konsumi, tregon Gashi, është parametri kryesor makroekonomik i cili ndikon në rritjen e Bruto Produktit Vendor në Kosovë, pastaj vijnë investimet, buxheti i shtetit.
Por, siç thekson Gashi ajo që më së shumti e ulë shkallën e Bruto Produktit Vendor në Kosovë, është eksporti shumë i ulët në krahasim me importin. “Për rritjen e GDP-së në Kosovë na nevojiten dy fusha prioritare, është shtimi i investimeve dhe prodhimtaria ose shërbimet vendore në raport me importin e jashtëzakonshëm. Nëse këta dy parametra i favorizojmë atëherë ne me automatizëm do të kemi rritje afatgjate ekonomike. Rritja e investime bëhet përmes një klime investive e cila është e përgjithshme, kur përfshihet edhe stabiliteti politik”, shton Gashi.
Të ardhurat për kokë banori, sipas përfaqësuesve të organizatave joqeveritare, llogaritet të jetë shumë më e ulët se 257 euro në muaj për disa familje në Kosovë.
Kryetari Organizatës joqeveritare “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, thotë se me të ardhurat mujore që kanë familjet në Kosovë, nuk arrijnë t’i përmbushin as nevojat elementare për jetë. “Kjo varfëri në Kosovë disa familjeve iu pamundëson që të informohet, ai nuk ka mundësi të blejë as gazeta, nuk ka mundësi që të paguajë as internet. Janë shumë familje me 6 deri në 7 anëtarë që punon vetëm një prej tyre dhe ka një rrogë shumë të ulët. Të gjithë këta qytetarë vështirë se mund të kenë një standard të mirë jetësor”, shton Kaçaniku.
Gjendja e rëndë ekonomike dhe sociale e shumë familjeve në Kosovë, shton Kaçaniku, duhet të jetë një sinjal për qeverinë që të ndërmarrë veprime konkrete për zbutjen e varfërisë dhe papunësisë.
Shkalla e papunësisë në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, kishte shënuar rënie të lehtë nga 30.9 për qind në 30.0 për qind midis viteve 2012 dhe 2013, mirëpo ka shënuar rritje në 35.3 për qind në vitin 2014.
Ndërkohë, një raport i Bankës Botërore kishin vlerësuar se rritja ekonomike në Kosovë prej një për qind në vitin 2014, dhe tre për qind e parashikuar në vitin 2015, është e pamjaftueshme për zvogëlimin e papunësisë, varfërisë dhe për parandalimin e largimit të qytetarëve nga vendi. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj
Rrjeti i inteligjencës kundër pastrimit të parave, Ismaili: Lufta kundër financimit të paligjshëm kërkon përpjekje gjithëpërfshirëse
Përfundon samiti i sigurisë Adria 2024 – prezantohen risitë e sigurisë dhe mundësitë për rritjen e biznesit
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!
Përfundon samiti i sigurisë Adria 2024 – prezantohen risitë e sigurisë dhe mundësitë për rritjen e biznesit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp