LAJMI I FUNDIT:

Brobbey është talenti i radhës i Ajaxit që e duan gjigantët evropian

Brobbey është talenti i radhës i Ajaxit që e duan gjigantët evropian

Frenkie de Jong dhe Matthijs de Ligt kanë impresionuar të gjithë me formën e tyre në këtë sezon te Ajaxi, por që në afatin kalimtar do të ndërrojnë skuadër.

Mesfushori tashmë e ka kompletuar transferimin te Barcelona, por që atij pritet t’i bashkohet edhe mbrojtësi dhe kapiteni i skuadrës holandeze në Camp Nou, ndërsa kërkohet edhe nga Juventus e Manchester United.

Por, duke lënë anash këta dy talentë holandezë, Ajaxi është tashmë e njohur si një skuadër që prodhon lojtarë të talentuar dhe që ndër vite janë bërë legjenda në futboll, ndërsa asaj rruge duket se po shkon edhe Bobby Brobbey.


Frenkie de Jong dhe Matthijs de Ligt (Foto Michael Steele/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi i talentuar sipas Transfer Markt në këtë sezon ka arritur të shënoi 34 gola në 35 paraqitje për U19, ndërsa aktualisht është vetëm 17-vjeçar. Në U17, ai kishte shënuar 26 gola në 24 paraqitje sezonin e kaluar, duke marrë vëmendje të madhe nga mediat vendore.

Brobbey ka lindur në Amsterdam në vitin 2002,  ndërsa ka bërë dy paraqitje në fund për skuadrën e dytë t Ajaxit. Talenti tashmë e ka fituar medaljen e argjendtë me moshat e reja të Holandës, pasi kanë fituar Kampionatin Evropian për grupmoshat U17.

Të gjitha lajmet nga Ajax
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ajax

Ajax tashmë është shpallur kampion në Eredivisie, ndërsa në sezonin e ri me shumë gjasë do ta përfshijë në skuadrën e parë Brobbeyn, e që natyrisht se është bërë cak i shumë skuadrave të mëdha evropiane si, Juventus, Manchester United e Inter. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Ndërkombëtare
Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Premier League
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Gaboi rëndë në Klinë, gjyqtari Mervan Bejtullahu kërkon falje publike

Gaboi rëndë në Klinë, gjyqtari Mervan Bejtullahu kërkon falje publike

Superliga
Kalo në kategori