LAJMI I FUNDIT:

British Airways fillon zbritjen e çmimeve

British Airways fillon zbritjen e çmimeve

Për herë të parë, zbritjet e British Airways, që fillojnë të enjten me 21 gusht do të përfshijnë mijëra tarifa të reduktuara në mbi 90 destinacione të largëta dhe të afërta në klasat ekonomike dhe ato të biznesit. Niveli më i lartë i kursimit arrin deri në 1, 666 funta për person, bazuar në nisjet e ndryshme nga data 22 gusht deri në qershor 2009.

“Destinacioni për ne Nju Jork-u kushton duke filluar nga £ 299, Bostoni nga £ 309, apo Los Angeles nga £ 359 – duke kursyer deri në £ 50 për person. Për rreze dielli të garantuara ka po ashtu edhe tarifa për në Dubai që fillojnë nga £ 319,duke kursyer deri në £ 122 për person”,thuhet ne një komunikatë për media të kësaj kompanie.

Amerikës së Jugut vazhdon t’i rritet popullariteti dhe me fluturimet e reja pa ndalesë nga Londra në Rio de Janeiro me çmime duke filluar nga £ 499 ( kurseni deri në £ 398) duke filluar nga 26 tetori, plus me fluturimet e përditshme në Buenos Aires (nëpërmjet Sao Paolos) duke filluar nga £ 629 (kurseni deri në £ 343) pushuesit kanë më shumë fleksibilitet dhe zgjedhje.

Ata që kërkojnë të relaksohen të drejtohen për në Karaibe. St Luçia ka po ashtu fluturim pa ndalesë nga Londra duke filluar nga data 26 tetor dhe çmimet nisin nga £ 469 (kurseni deri në £ 210). Përndryshe qetësohuni në Bermuda dhe ndërrojeni klasin e udhëtimit në atë të biznesit me çmime nga £ 1, 399 (kurseni deri në £ 1, 166).


Në Lindjen e Largët, Hong Kong-u ofrohet me çmimin e £ 469 (kurseni deri në £ 163), Pekini duke filluar nga £ 499 (kurseni deri në £ 322), Tokio nga £ 599 (kurseni deri në £196) apo Bangkoku nga £ 629 (kurseni deri në £ 213). Kërkoni të udhëtoni me stil? Fluturimet në klasin e biznesit për në Kejptaun dhe Johanesburg fillojnë nga £ 1, 959 (kurseni deri në £ 1, 101) me Bombein dhe Delhin nga £ 1, 399 (kurseni deri në £ 218).

Më afër shtëpisë, ka zbritje në çmimet e fluturimeve në distanca të shkurtra ku përfshihen London Gatwick për në Gjenevë nga £ 42 (një drejtim), Alikante nga £ 43 (një drejtim), Faro, Gjenovë, Palma dhe Venecia nga £ 45 (një drejtim) apo London Heathrow – Athinë nga £ 75 (një drejtim). Përndryshe, në klasin e biznesit – Roma dhe Zyrihu ofrohen me një çmim prej £ 189 (vajtje – ardhje).

Oferta speciale ofrohen edhe për makinat me qira dhe akomodimet në hotele, Makinat me qira nisin nga £ 12 në ditë në Lisbonë apo £ 23 në ditë në Orlando. Çmimet e hoteleve nisin nga £10 për person në hotelin me 3 * Ramada Plaza Getaway në Orlando, nga £ 15 për person në Hong Kong në hotelin me 3 * Riverside Hotel dhe në Romë nga £ 31 për person në hotelin me 3 * Hotel Kennedy. Kaloni në klasën e udhëtimit premium ekonomik duke filluar nga £ 110 për në Delhi apo Bombei (një drejtim).

Këto zbritje zgjasin nga e enjtja 21 gusht deri në mesnatën e së enjtes 23 shtator për data të caktuar udhëtimi nga 22 gushti deri më 30 qershor. Të gjitha udhëtimet në distanca të largëta duhet të përfshijnë një qëndrim natën e së shtunës.

“Kërkohet një parapagim prej 28 ditësh para datës së udhëtimit në klasën e biznesit për distanca të largëta dhe 21 ditë para datës së udhëtimit në klasën e udhëtimit premium ekonomik”,thuhet nw komunikatë./Telegrafi/
.