LAJMI I FUNDIT:

Britania e Madhe vendos sanksione ndaj importit të havjarit dhe diamanteve nga Rusia

Britania e Madhe vendos sanksione ndaj importit të havjarit dhe diamanteve nga Rusia

Industria ruse e mallrave luksoze është e fundit që është vënë në shënjestër të sanksioneve të reja të Mbretërisë së Bashkuar të marra sot ndërsa qeveria britanike ka vendosur një ndalim për importet e havjarit dhe produkteve të tjera të shtrenjta.

Gjithashtu do të ndalohet importi i argjendit dhe produkteve të drurit nga Rusia, ndërsa tarifat e tatimeve do të rriten me 35 për qind për diamantet.

Kjo do të thotë se vlera totale e sanksioneve për mallrat është më shumë se një miliard funte (1.2 miliard euro), raporton reuters.


Masat synojnë të shkaktojnë dëme maksimale ndaj regjimit të presidentit rus, Vladimir Putin, duke reduktuar burimet dhe fondet që i nevojiten për të vazhduar pushtimin e Ukrainës.

Sanksionet e reja janë si shtesë e paketës tashmë ekzistuese të sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë nga Britania e Madhe, e cila konsiston në masa të ndryshme që ndalojnë importin e produkteve, nga vodka deri te plehrat.

Ndryshe, Banka Botërore ka njoftuar se shteti rus ka shkaktuar dëme materiale në Ukrainë në vlerë të 60 miliardë dollarëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara

Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara

Botë

"Nëse nuk mund të flasim, pse të jetojmë" – rrëfimi i grave afgane që po ballafaqohen me sfidat pas ligjit të ri të talebanëve

Azia
Sekretari amerikan i Shtetit nuk përjashton mundësinë që Ukraina të godasë Rusinë me raketa amerikane me rreze të gjatë

Sekretari amerikan i Shtetit nuk përjashton mundësinë që Ukraina të godasë Rusinë me raketa amerikane me rreze të gjatë

Amerika
Greku kaloi me shpejtësi pikëkalimin kufitar me veturë dhe goditi motoçiklistin, iu vërsul policisë turke me thikë - ata e qëlluan në këmbë dhe e arrestuan

Greku kaloi me shpejtësi pikëkalimin kufitar me veturë dhe goditi motoçiklistin, iu vërsul policisë turke me thikë - ata e qëlluan në këmbë dhe e arrestuan

Turqia
Edukatorja franceze filmohet tinëzisht duke goditur 3-vjeçaren në kopsht

Edukatorja franceze filmohet tinëzisht duke goditur 3-vjeçaren në kopsht

Evropa
Izraeli thotë se ka shumë të ngjarë të kenë vrarë një protestuese amerikano-turke në Bregun Perëndimor, pranojnë se ka ndodhur pa dashje

Izraeli thotë se ka shumë të ngjarë të kenë vrarë një protestuese amerikano-turke në Bregun Perëndimor, pranojnë se ka ndodhur pa dashje

Azia
Kalo në kategori