LAJMI I FUNDIT:

Britania e Madhe sanksionon zyrtarët e rajoneve të aneksuara të Ukrainës

Britania e Madhe sanksionon zyrtarët e rajoneve të aneksuara të Ukrainës

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka zbatuar sot sanksione kundër zyrtarëve nga rajonet e aneksuara ukrainase të Zaporizhzhia, Kherson, Donetsk dhe Krime, duke ngrirë asetet e tyre dhe duke vendosur ndalime të udhëtimit.

Ministri i Jashtëm, James Cleverly tha se Mbretëria e Bashkuar “nuk do t’i njohë kurrë pretendimet e Rusisë ndaj territorit ukrainas”.

Ky veprim është pjesë e sanksioneve më të gjera të Britanisë kundër Rusisë, raporton skynews.


Përveç kësaj, në listën e sanksioneve u shtuan ministri i Emergjencave të Rusisë, Alexander Kurenkov dhe sekretarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ruse, Natalya Alekseevna Budarina.

Këto masa nënvizojnë qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar kundër aneksimit të territoreve të Ukrainës dhe reagimin e saj të vazhdueshëm ndaj situatës.

Ndryshe, Britania është një ndër shtetet kryesore që po japin kontribut në çlirimin e ukrainasve kundër pushtuesit rus. /Telegrafi/