Londra zyrtare beson se COVID-19 është transmetuar nga kafshët te njerëzit në mënyrë natyrale, dhe nuk ka të bëjë me laboratorin në Wuhan, transmeton SkyNews.
Mundësia që SARS-CoV-2, lloj i coronavirusit që shkakton COVID-19, të ketë rrjedh rastësisht nga një laborator kinez, nuk mund të kundërshtohet, por ai konsiderohet i pamundur, sipas burimeve të informuara të Whitehall.
Qëndrimi i Londrës zyrtare është në kundërshtim me pretendimet e presidentit amerikan Donald Trump, i cili tha se kishte parë prova që Instituti i Virologjisë në Wuhan ishte burimi i pandemisë. Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo vazhdoi më tej, duke pretenduar se kishte një sasi të konsiderueshme provash për të mbështetur këtë teori.
Administrata amerikane ka hedhur fajin ndaj Kinës për pandeminë në një bllokim, që i ka bërë pyetjes rreth origjinës së virusit gjithnjë e më shumë politike.
Një deklaratë e lëshuar nga agjencitë e inteligjencës së SHBA-së javën e kaluar ishte më e ekuilibruar, kur konsiderohej nëse virusi fillimisht infektoi njerëzit natyrshëm nga një ndërveprim me një kafshë apo nëse transmetimi ka ndodhur rastësisht në një laborator.
Sidoqoftë, Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, e cila mbikëqyr të gjitha agjencitë e inteligjencës dhe sigurimit të SHBA-së, nuk vendosi peshë në asnjë teori, në kontrast me Britaninë e Madhe.
Komuniteti i inteligjencës “do të vazhdojë të ekzaminojë me rigorozitet informacionin dhe inteligjencën në zhvillim për të përcaktuar nëse shpërthimi filloi përmes kontaktit me kafshët e infektuara ose nëse ishte rezultat i një aksidenti në një laborator në Wuhan”, thuhet në deklaratë.
Instituti i Virologjisë në Wuhan ka hedhur poshtë çdo sugjerim se ishte origjina e pandemisë. Liu Xiaoming, ambasadori i Kinës në Londër, gjithashtu hodhi poshtë pretendimet e presidentit Trump si “dezinformim”.
Pozicioni i Britanisë së Madhe për origjinën e coronavirusit është më shumë në përputhje me Australinë.
Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, ka thënë se skenari më i mundshëm është që ai filloi në një treg të kafshëve të egra në qytetin e Wuhan. Ai po bën thirrje për një hetim ndërkombëtar për atë që ndodhi.
Britania e Madhe beson se vendndodhja e saktë ku ndodhi infektimi parë nga kafsha te njeriu, nuk mund të dihet kurrë.
Në Uashington të martën, një gjeneral i lartë amerikan tha që origjina e virusit mbetet një mister.
“A doli nga laboratori i virologjisë në Wuhan? A ndodhi në një treg në Wuhan? A ndodhi diku tjetër? Dhe përgjigjja për këtë është: Ne nuk e dimë,” tha gjenerali Mark Milley në një konferencë për shtyp. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kryeministri kroat i reagon Vuçiqit: Nuk kemi nevojë të marrim leje nga NATO e as Serbia, për bashkëpunim me Kosovën dhe Shqipërinë

DW: Vuçiq mori një paralajmërim nga NATO se i ka skaduar afati

Trump ka hequr një gjë nga Zyra Ovale që ka qenë atje për 50 vjet. Por pse?

Zelensky po fliste me gazetarët, e “ndërprenë” telefonata e Macronit – pamje nga ky moment interesant

Të gjitha vendet e BE-së konfirmojnë mbështetjen për kufijtë e Ukrainës – përveç njërit

CIA ndan informacione me Shtëpinë e Bardhë, ukrainasit nuk janë të rrethuar në Kursk

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

'Godet' Xheneta, publikon përgjimet telefonike me Drilonin ku ai bën bisedë intime me të dhe i thotë se nuk ka më interes për Sarën

Reagon Driloni pas publikimit të bisedave telefonike nga Xheneta: Gjesti nuk ia dha dhe e kërkon te unë - ajo ka dëshirë të jetë në vëmendje

Xheneta i kundërpërgjigjet prapë Drilonit: Më ke thirrur në Dubai, i kam të gjitha në telefon - menaxheri yt më ka lutur që t'i fshij videot

Prodhuesit amerikanë të armëve “do të mbahen larg” nga plani i ri masiv i shpenzimeve të mbrojtjes të BE-së

Pas publikimit të përgjimeve telefonike, reagon Xheneta: Jam kërcënuar nga Driloni dhe menaxheri i tij

"Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë", Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn