LAJMI I FUNDIT:

Bradley Cooper mund ta zëvendësojë DiCaprion në filmin e ri

Bradley Cooper mund ta zëvendësojë DiCaprion në filmin e ri
Leonardo DiCaprio dhe Bradley Cooper (Foto: Alberto E. Rodriguez/Getty Images for J/P HRO/Guliver)

Bradley Cooper së shpejti do të gjendet përpara një sfide të re. Aktori i famshëm është pranë marrëveshjes për një rol në filmin “Nightmare Alley” të regjisorit Guillermo del Toro.

Mediat amerikane raportojnë se yllit hollivudian i është bërë oferta për këtë rol, mirëpo akoma nuk dihet nëse do ta pranojë atë.

Sipas njoftimeve, përfaqësues të të dyja palëve tashmë i kanë nisur bisedimet, ndërsa nëse e pranon rolin, Cooper do ta zëvendësojë Leonardo DiCaprion në këtë film.


Bradley Cooper dhe Leonardo DiCaprio (Foto: Handout/Getty Images/Guliver)

Del Toro do ta bëjë regjinë e filmit dhe do të jetë bashkautor i skenarit me Kim Morgan.

Të gjitha lajmet nga Bradley Cooper
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bradley Cooper

Në vitin 1947, shtëpia televizive Fox e ka xhiruar filmin “Nightmare Alley”, ndërsa edhe projekti i ri do të bazohet në romanin me të njëjtin emër të William Lindsay Gresham.

Në filmin e atëhershëm, Tyrone Poëer e ka luajtur rolin e një të riu ambicioz, i cili është shoqëruar me një psikiatër, akoma më të korruptuar se ai.

Variety bën të ditur se roli fillimisht i është ofruar DiCaprios, mirëpo nuk është arritur marrëveshja që hamshori hollivudian të ishte pjesë e këtij filmi. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Magazina
Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Magazina
“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

Magazina
Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

Magazina
Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Magazina
Kalo në kategori