LAJMI I FUNDIT:

BQE vendos të ulë normën e interesit në 2 %

BQE vendos të ulë normën e interesit në 2 %

Banka Qendrore Evropiane reduktoi normën e interesit në nivelin më të ulët që është regjistruar ndonjëherë që prej ekzistencës së saj.

BQE bëri një ulje prej 0.5% dhe norma e interesit zbriti në 2%. Bordi drejtues e mori vendimin gjatë një mbledhje në Frankfurt.

Ky është reduktim i parashikuar, por dhe i katërti brenda tre muajsh, mes sinjaleve se kriza financiare po godet rëndë ekonominë dhe inflacioni rrezikon të bjerë nën tavanin 2% të caktuar nga Banka Qendrore Evropiane.

Analistët thonë se ulja e normës së interesit do të vazhdojë, tani që zyrtarisht Eurozona ka hyrë në recesion.