LAJMI I FUNDIT:

BQE: Reformim të sistemit financiar

BQE: Reformim të sistemit financiar

Politikat makroekonomike janë esenciale për stabilitetin financiar. Kështu është shprehur presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Trichet, në një artikull të “Financial Times”, në të cilin nënvizon se sistemi financiar ka nevojë për një reformë efektive.

“Bankat Qendrore, autoritetet e supervizimit dhe qeveritë e botës janë përgjigjur dhe vazhdojnë të përgjigjen në mënyrë të vendosur për të kthyer stabilitetin dhe të hedhin bazat për t’iu kthyer rritjes sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Trichet.

Ai ka theksuar se “duhet forcuar kontrolli i FMN-së ndaj ekonomive të vendeve të ndryshme”.