LAJMI I FUNDIT:

BpB shënon rritje të depozitave dhe parametrave të punës

BpB shënon rritje të depozitave dhe parametrave të punës

Në gjashtë mujorin e parë të vitit Banka për Biznes (BpB), ka mbyllë bilancin me një rritje të depozitave për 15 për qind. Në po të njëjtën periudhë kohorë banka ka rritë edhe parametrat e punës.

"Banka gjatë periudhës gjashtëmujore ka shënuar rritje e depozitave prej 15 për qind. Ndërkohë gjatë këtij vitit ka 10.072 llogari të reja, që shënon rritjen prej 9.41 për qind", ka deklaruar drejtori i BpB-së, Nusret Hasani.

Të hyrat afariste në bankë kanë shënuar rritje prej 17 për qind, ndërsa shpenzimet janë rritur vetëm për 4. 6 për qind.

Ndërkohë sipas vlerësimit të organizatës prestigjioze Finance central Evrope BpB-ja është e para në kthimin e kapitalit dhe në vendin e 4 sa i përket kthimit te aseteve në kategorinë e bankave të Evropës Juglindore.


“Në mesin e bankave në Kosove, BpB ka vendin e pare ne kategorinë e kthimit te kapitalit dhe kthimit te aseteve, vendin e trete ne bruto fitim. Ka vendin e pestë për nga lartësia e aseteve dhe në kategorinë e qëndrueshmërisë së kapitalit”, thuhet në njoftimin e BpB-së. /Telegrafi/