“Po shkruej për vedi e Shkodrën”. Kështu titullohet libri i sapobotuar me ditarin e mbajtur nga piktori i njohur shqiptar Simon Rrota. Libri i botimeve “Fishta” ka shënime e ngjarje emocionuese që nga viti 1902, kur vendi ndodhej nën pushtimin osman. Dorëshkrimet flasin për momente interesante që autori i ka përjetuar me kolosin At Gjergj Fishta, mjeshtrin Kolë Idromeno, veprat e tyre si dhe anekdotat nga kontaktet me ta.
Rrota përshkruan me hollësi çdo cep të Pazarit të famshëm të Shkodrës si dhe personazhet e njohur e tregtarët e tij, me emra dhe aktivitetet që ushtronin. Me ngjyra të gjalla, ai përshkruan tërmetin që tronditi Shkodrën në vitin 1905 si dhe pjesë nga sakrificat e shkodranëve gjatë rrethimit të qytetit nga malazezët.
Gjergj Fishta, duke parë situatën e vështirë ekonomike të familjes Rrota dhe të vetë Simonit, e aktivizon në punime të ndryshme artistike si piktor. Fishta i besoi ndërtimin e Betlemit të Krishtlindjes, që ta pasuronte me figura të cilat Simoni i realizonte plot fantazi. Më vonë e aktivizoi me përgatitjen e skenave teatrore të një komedie të cilën e kishte përkthyer vetë. Ja çfarë shkruan Simon Rrota në ditarin e tij:
“Pater Gjergj Fishta per me ba disa skena për teatër, për nji dramë të përkthyeme prej tij “Mjeku i përdhunë” (Komedi e Molier-it). Kjo do të ishte rasa ma e mirë për mue me pasë përpjekje ma të ngushta me poetin tonë. Edhe ai vetë, mori pjesë me mue, në punimin e atyne skenave mbasi vizatimi i vinte për dorësh, e kështu punojshim bashkë. Ndërsa unë papushim me brushat e mija ngjyrojshe në ato skena të bukura, poeti recitonte vjersha e lëshonte disa batuta satirike qi mue më bajshin me qesh aq shumë sa mu donte me lanë edhe punën tue i thanë se nuk mujshe me vazhdue ma, pse dhimbje të mëdha më kishin kape dejt e qafës prej së qeshunit të fortë….”
Rrota rrëfen edhe humorin që Fishta krijonte me nxënësit e tij, të cilëve u recitonte në shqip vargje apo u tregonte histori me heronjtë kombëtar, duke u bërë njëkohësisht edhe aktor e interpretues. Interesant është fakti që në ditar përshkruhet vënia në skenë për herë të parë e një drame në shqip.
Përveç momenteve historike që ka kaluar qyteti, Rrota, tregon edhe jetën sociale apo arsimore të Shkodrës si dhe përshkruan bukuritë, artet, ndërtimin e shtëpive karakteristike, këngët popullore, zakonet dhe traditat, veshjet e kohës, si festoheshin festat kombëtare dhe fetare apo si zunë fill ndërtimi i Katedrales së Shkodrës e objekteve të tjera të rëndësishme të qytetit. Autori tregon për viset e ndryshme shqiptare në jug dhe veri të vendit ku ai punoj si përkthyes i ushtarakëve italianë dhe austro-hungarezë në luftën e parë botërore. Libri ka 209 faqe dhe përmban shumë fotografi familjare dhe personale të autori dhe është botuar nga shtëpia botuese Fishta.
Simon Rrota lindi më 23 tetor 1887, në Shkodër. I ati, Gjush Rrota, i kushtoi vëmendje shkollimit të fëmijëve. Nga djemtë, i pari, Kola punoi si profesor në Katedrën e gjuhës shqipe në Universitetin e Vjenës, ndërsa Justini, prift dhe gjuhëtar i shquar solli në Shqipëri fotokopjen e Mesharit të Gjon Buzukut. Mësimet e para i mori në filloren e françeskanëve e më pas në shkollën italiane të artizanatit me mësues Saverio Polarolin, duke ndjekur ndërkohë edhe rrethin e pikturës së Kolë Idromenos. Punësohet si çirak tek Ndrek Mini, deri sa thirret nën armë nga ushtria turke, së cilës i shmanget duke u hedhur në Mal të Zi prej nga gjen strehim si refugjat politik në Bari të Italisë. Me ndihmën e Polarolit regjistrohet në akademinë e Breras të Milanos të cilën e përfundon nën udhëheqjen e mjeshtrit Kampestrini. Gjatë studimeve lidh miqësi me piktorin Mario Karminatin, kunatin e tij të ardhshëm. Pas studimeve viziton Francën dhe Austrinë, dhe më 1914 kthehet në Shqipëri. Fillimisht punon në Lushnjë si fotograf, më pas si dekorator në shoqëritë kulturore të Shkodrës. Më 1922 emërohet mësues i vizatimit në Gjimnazin Shtetëror prej nga shkëputet vetëm pas 40 vjetëve. Gjatë kësaj periudhe merr pjesë në të gjitha ekspozitat e vendit si dhe në disa aktivitete ndërkombëtare. Vdiq më 27 janar 1961. /Shqiptarja/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pse Ismail Qemali dha dorëheqjen nga kryesimi i qeverisë së përkohshme më 22 janar 1914?

Një kartolinë për Dritëro Agollin e shkruar më 1985

Prizreni ruan monedhat ilire

Gjurmët shqiptare dhe jeta e vepra e Vaso Pashë Shkodranit (Video)

“100 vjet vetmi” - libri më i mirë

Gruaja e Zogut refuzoi një milion dollarë të ofruar nga Hollywood-i

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës