Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë konfirmuar 31 viktima për shkak të Covid-19, ndërsa të dhënat e universitetit John Hopkins, flasin për 1025 raste të konfirmuara, me infektime të reja në Florida dhe Micigan.
Rekordin e mban shteti i Uashingtonit me 279 raste, pasuar nga Kalifornia me 178 dhe Nju Jorku me 173. Universiteti i Harvardit ka nisur leksionet virtuale dhe i ka kërkuar studentëve të transferohen nga konviktet e tyre për pesë ditë.
Edhe Kembrixhi u ka kërkuar studentëve të mos kthehen në kampus pas pushimeve të pranverës. Në Francë ndërkohë, qeveria po përgatitet për një përshkallëzim të epidemisë.
Për momentin, qeveria ka përjashtuar masat drastike si në Itali dhe po përpiqet të gjejë një përgjigje për ngadalësimin e rëndë ekonomik. Për zyrtarët francezë, kalimi në fazën e 3 të emergjencës duhet të ndodhë në ditët e ardhshme.
Në raport in e fundit zyrtar, Franca foli për 33 viktima dhe 1784 raste të konfirmuara.
Në Britaninë e Madhe ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se numri i personave pozitivë nga virusi është rritur në 373 nga 319. Pozitive ka rezultuar edhe vetë ministrja e shëndetësisë, Nadine Dorries.
Kina ndërkohë ka regjistruar 22 viktima të tjera. Në total, ka patur 3158 viktima në një total global prej 4 mijë viktimash. Është rritur lehtë edhe numri i rasteve të reja ditore, 24. Por autoritetet kanë raportuar për një rritje të rasteve të importuara të coronavirusit.
Në total, kinezët e kontaminuar nga coronavirusi janë 80778 ndërsa në të gjithë botën shifra ka kapërcyer 117 mijë. Koreja e jugut ka regjistruar 242 raste të reja, duke ndërprerë tendencën në ulje të pesë ditëve të shkuara. Në total rastet atje janë 7755.
Japonia ndërkohë ka kufizuar ceremonitë për përvjetorin e nëntë të katastrofës së Fukushimës dhe parku i Disneyland-it në Tokyo kanë zgjatur mbylljen deri në fillim të prillit. Një person 64-vjeç, i prekur nga virusi ka humbur jetën në Panama.
Viktima e parë e coronavirusit e regjistruar në Amerikën Qendrore. Edhe Indonezia ka shënuar viktimën e parë, një grua e huaj 53-vjeç, po ashtu edhe Belgjika ku ka humbur jetën një 90-vjeçar.
Ndërkohë edhe Turqia nuk ka mundur më gjatë t’i rezistojë virusit, me rastin e parë të infektimit në vend të konfirmuar nga ministri i Shëndetësisë.
Libia nuk është prekur ende dhe ekspertët thonë se kjo ka ndodhur për shkak të të huajve të pakët që vijnë në vend./tch
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri